Poezi nga Anila Kruti

anila kruti 1

Poezi nga Anila Kruti

 

 

Shpirtin ta lëshoj mbi re

 

…më merr përdore në këtë gjurmë mendimi,

të veshim ëndrrën me fener drite, që të udhëtoj në udhën tonë të re.

e ndjen shpirtin tim pezull…

në pezull të qiellit e ndër çati?

…erën nëpër gishta

dhe natën që zbret nga yjet

dhe shpirtin tim që qan ?!

dhe burimin atje tej,

që kujtimet e mia lan!

 

këtë dashuri të parme,

që ka rënë në duat e mia dhe heshtur qan

me dhimbje të re.

m’ i jep duart,

t’ i japim duart e rrënjë ulliri të mbjellim mbi dhe.

 

…më merr përdore dhe më puth

këtë mbrëmje korriku ku sumbulla vese rrokullisen deri tek ne.

Shtegut të yjeve do udhëtojmë

mbi kuaj mendimi

dhe shpirtin ta lëshoj mbi re..

 

 

 

Lotë qielli

 

Det i qetë,

i rremë…

Më vish me zhurmë.

Të shkundim renë…

 

 

 

Vdekja do të të vijë nga mua..

 

… në asht

lëkurë,

mbi drurë,

endem unë ..

Ajer me endrra.

(…thembrën s’ ta njoha

dhimbjen s’ ma lexove…)

7 shpirtrat t’ i di…

Frymëmarrjen mjegull ,ta dëgjoj.

Pezull në ajër mbi ty do të qëndroj.

Thembrës së përgjumur mbi plagë do t’ i rri.

Buzën pa ngjitur do ta lë tek ti…

Tej, në Trojë rrënohen madhërishëm ëndrrat e tua.

Unë di që ti vdekje , s’ ke …

Po vdekja do të të vijë nga mua..!

 

 

 

Gllënjkë

 

Gllënjkë,

pika të rëntë!

Etjen s’ na e shove

ndër fyte,

na mbyte…!

asosacion.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s