Poezi nga Anila Qirjazi Mihali

anila 12

Poezi nga Anila Qirjazi  Mihali

 

 

NË DITËN E PUTHJES

 

Vello përmbi supe i hodha puthjes

Në udhë e nisa për te buza jote.

Ndoshta ajo, s’ u ndje mirë nga riti i nuseve

Që e gozhdon në kryq prej Golgote.

 

Prandaj i pëlqyen krahët e zogjve

Dhe udhët e qiejve pa semafor.

Gëmusha e ngrohtë me fletët e shtogjeve

Me ajër të parfumuar, thurrur kurorë.

 

 

 

PËR TY O NËNË

 

Prehërit tënd kokën pak vendos .

Ledhatohem si dikur fëmijë.

E ndjej atë zë e prek atë dorë,

që gjumin thërriste butësisht.

 

E zgjoj dritësimin në sytë e tu.

Në rrugen ku ecja i vetmi fanar.

Që gjurmë të lija mbi rrugë edhe unë

ma përsose ti, hapin e parë.

 

Të parin hap, të parën fjalë…

Përqafimin nga ty e mësova.

Nga frika foshnjore e dashurisë së parë,

merakut tënd shqetësimin i dërgova.

 

Kur flutur e bardhë, ika sa larg,

Në prag të dere, prag mbeti dhe loti.

Në zemrën tënde u ngrit një llampadar

i pafikur mbeti mot pas moti.

 

Si ti tani nënë jam dhe unë

Ndër duar dashuri mbaj edhe mall

Por vrapin marr, kur etje ndjej shumë

të nginjem aromash, që veç nënat mbajnë .

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s