Poezi nga Ollga Selmani
Më vonë
Më vonë, do të shkruaj, për këtë,
kur, të ketë humbur, pak dhimbja,
kur, të kem arësye, për të derdhur,
vullnetet e ndrydhura, ndër rima .
Kur, të jetë qetësuar, ky det,
do të shkruaj, për retë e nxira,
për fundin e detit që pashë,
për rënie, galaktikash .
Tani, le të qetësohem, pak.
Një i sapo shpëtuar nga mbytja, s’bën dot rima .
I gëzohet ajërit në breg
dhe frymës, ndër qeliza .
Ne
Ne flasim pak për vete .
Bisedat, kanë shumë retiçensa .
Të folurat janë të shkurtëra .
Më e gjatë është heshtja .
Ne, nuk na duhen shumë fjalë .
Shpesh, i lëmë gjysëm, bisedat,
si udhëtarët në stacionin e trenit,
ku fëshëllima e tij, ndal trenat .
Pastaj, ne shihemi prapë,
pa hatërmbetje, pa pengesa.
E ruajmë njeri tjetërin fort,
në memorje të qeta .
Më duket
Filloj të qesh, po aty kujtohem,
se qeshja, nuk më shkon me qiellin,
se jashtë fryn e bubullon
dhe fare, hiç nuk duket dielli .
Ti s’je dhe qeshja përgjysmohet .
Kjo ndodh krejtë në pavetëdijë .
Më duket, sikur të mohoj,
kur qesh dhe ti nuk je aty .
Ti venitesh
Ti venitesh, si kjo pasdite vere,
ca nga të nxehtit, ca nga monotonia .
Kishim lindur ndër planete të ndryshëm
dhe u takuam, nga domosdoshmëria .
Jo rastësisht, rronim si vetmi planetesh .
Ne e dinim se planetet, nuk takohen, asnjë ditë .
Ata rreth rrotullohen, rreth njeri tjetërit
dhe japin e marin, pak dritë .
Dhe ndodhi, si në përplasje planetesh .
U shkatërruan lëvizjet, të gjitha .
Ti venitesh, atyre anëve .
Unë, as mar, as jap dritë, errësirash .
Pse s’më the
Ju rrëzuan ca anë, qiellit të mbasdites .
Mbi det, pasqyrimet, vijnë keq .
S’është më qielli ashtu siç ishte
dhe pasyrimi shtrembër del .
Nga rrëzimet kanë humbur shkëlqimet .
E zbehtë drita më vjen .
Jo për rrumbullakësinë,
jo për anët që s’i ke,
jo për pjesët që tu hoqën,
jo për çbërjet që i ke,
jo për plagët që i more,
po për dhimbjet, pse s’më the ?!