Poezi nga Pjerin Ndreka

pjerin ndreka 1

Poezi nga Pjerin Ndreka

 

 

K O D I

 

Unë eci me hapa t’giatë

me mbrrijtë i pari n’qytetin e zhurmshëm.

Nji pikë drite ma shndrit rrugën

e unë e thrras me èmnin tànd,El’da.

Mundohem me i ikë tèrrit

pa britma e t’fshàme,

megjithse shpirtin me ‘to e kam plot.

Nà duhena n’àndërr

e n’àndërr ta ndìj dridhjen e giuhës

n’qiellzën tème.

Un’ kam harrue si bàhet dashnia,El’da,

e pres t’ma kujtosh veç zhgjàndërr.

Pa fjalë.M’lèn ta lexoj n’sytë tuej

e t’më kujtohet vedit.

Ta kam nisë àndrrën përpara

me mesazhe,jo edhe aq t’kodueme

e s’di çka t’ka folë për mue,

e a ta dha çilsin e kodit.

“Bleta që s’i njef zanoret,

i dënuem mos me bà mjaltë,

pret kryeultë sakrifikimin

në altarin e mbretneshës”

-Bane Zot,

dëshira ème

kambkryq t’ulet n’parzëm t’saj!

Amen!

 

 

 

***

 

Kollaj me i folë keq për njierin

shtazës qe flen mbrenda nesh.

Nà,vetë,ia kena zgidhë zinxhirin.

Ajo,dhàmbt mreh e me ne qesh.

 

 

 

NUK DU’ ME U PLAKË

 

Të lutem shumë mos u fut n’mue

veç me pshtetë kryet si mbi nankresë,

se zemra ème nuk àsht odë gjumi.

Po ta thàm troç:

-S’due m’u plakë kurrë,

as me ty e as per hatër.

Du’,

sa t’jem gjallë,

me kènë i ri

që t’mundem me hi mbrènda teje,

e me e kërku’ e gjetë shelbimin.

Ashtu kjoftë për sot e mot!

 

 

 

PAK ZJARM

 

Jam bà me dalë ne rrugë

me lyp’ pak zjarm me m’ngrohë,

gur e unur për mish e shpirt,

plazmën e trupit me  ma vlue;

deri në asht me mi shku’ vala.

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s