Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Sofia doko arapaj - 1

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

 

Halli im

 

Mos më fol ti aq ëmbël

se tmerrohem…

rroj në botën e egër,

ku i gjalli ha të gjallë…

Mos ji aq i dhembshur

se lëndohem,

kujtoj veten e vjetër,

që aq shumë e kam mall…

 

 

 

Pluhur

 

do vijë një ditë që zilia do bëjë të sajën,

do përgatiten flatra shatra-patra,

për luftën në qiejt e tretjes…

do dashurohen retë

do martohen vetëtimat me vrimat

lum kush thithi lëngun e etjes…

 

 

 

Vij sa per t ju pare

 

Vij, sa për t’ ju parë,

nuk mundem më në tokë

kam për shtëpi Olimpin,

shume qiej dhe një zot….

Kur njerëzit më afrohen,

frymën të më rrëmbejnë,

nuk dinë, se si t’ më puthin,

t’ më dehin, e kërcejnë…

As të fërkojnë strrallin,

e…embësisht në mes,

t’ a ngjeshin pakëz eshkën,

me frymë zjarr t i ndez…

 

 

 

E kuptojmë…

 

Sillemi nëpër këmbët tuaja,

ndërsa ju ngatërroni kofshët…

E kuptojmë,

po ku të shkojmë,

në botën tjetër kemi frikë

na mendoni të shtrirë

në një gropë të mbyllur

të kemi të mbështetur

kokën mbi gur

e mbi ballë të na pikojë

nje pikëze ujii akullt…

Gjynah…!

bëni pak më tutje

të rrojmë dhe ne…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s