
Poezi nga Tyran Prizren Spahiu
GJURMË POETI
Sot…freskët shumë, gjallë më kujtohet
ditë ajo, kah fundi i vjeshtës,
më robëruan ndjenjat, fuqishëm,
kur përmendet emri yt, ai i poetit.
Hidhen sytë, në bibliotekën e dhomës,
Rregulluar bukur, thjeshtë, shijshëm me dashuri,
librat janë, dituria që deh dhe rrezaton,
dritën më magjepsëse, të fisnikërisë.
Prore ke folur, me dinjitet ke përmendur,
Lexuar kemi bashkë, poezitë e miqëve,
bisedonin për fuqinë, epshin, e shkronjës,
analizonim poetët e Nderuar.
Në vetmin e dhomës, fjalët më vërsulen,
derisa pinim kafen, e mëngjesit në qytet,
shumë pendashës, kurrë as nuk i kam parë,
i kam miq të shpirtit më pate thënë.
Po…në qenien time të gdhendur janë,
Të arta shkronja, bujarët e vargjeve,
bartur le të jenë, me mirësi nga i Madhi
Titanikët e të bukurës, gjurmët që na nderojnë.
UNË GABOJ !
Ju lutem më tregoni, ndoshta se ne moshe jam !
syte tradhtojnë, trojet e lashtësisë nuk shohe mire ,
ketu , historinë takova , fjalet vellezer miresevini ,
une serish këtu ne Shengjin them,ndoshta shume gaboj !
Mesuar nuk dua te jem , te largohem nga kopea ,
lunderoj ne anije pa vela, apo ndoshta në vend te huaj ,
mesuar nuk jam , te ushqej egon tim , fundosem ne luks te rrem ,
mos me akuzoni , përgjërohem per modestine tim .
Unë, i thjeshte njeri , i ketij populli jam ,
ne, bashkejetojme ne te miren dhe te keqen ,
buke jo shume , luks të tepruar, por besim po ,
nuk dua, nuk mund të ndahem nga njerezit e mi !
Gaboj une shume , pushime bej ne Shqipni !!
ndëgjova duke më thirrur, dashnor i modestise ,
po, po , e di , une tmerrësisht jam gabim !
Ç’të bëjë, ju më tregoni ?
Deshiroj te jem me miqte e mi ,në sofrën traditë,
vend, ku natyra është parajsë,
ne te bukuren shqipfoles atdhe ..
.
Neser , jaranët e mi , une neser do them,
ejani edhe ju , pushim te bejme në vendin tone …
E di , në heshtje do me akuzoni se jam gabim !!!
DËSHMORIT
(kushtuar dëshmorit Feriz Susuri)
Në atë pritë tek ura e pranverës
Mbylli sytë djaloshi në rini
Sheh hijen që rrëshkjet tek lapidari
Kujtojmë çdo vjet të rënin e lirisë.
Ndalur është koha e kujtimeve
Ndjenjat e ngrohta më sulmojnë
Në ajër notojnë zërat e nxënësve
Respekt i pamatur mbretëron.
Fjalët këto derdhin dritë
Në ngjarjen e besës dhe besnikërisë
Vendosur ec rrugës së gjarpëruar të malit
Ushtari shtegton drejt hienave të natës.
Krismat e vdekjes larg u ndëgjuan
Shiu u ndal gjakun për të mos shpërlarë
Pëshpëriti fjalët e fundit më vranë
Cicërimat e zogjëve u ndalën papandehur.
Rrënjët e pemës tani frute të kuqe kanë
Pa i mbushur tridhjetatë u bë martir
Mbledhur sot në atë vend u takuan
Shokët e luftës dëshmorin për të kujtuar.