Poezi nga autorë të njohur grekë / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga autorë të njohur grekë

 

 

13729123_1269244099759895_5983239071359530423_n

Jannis Ricos

 

Pothuajse

 

Duarve merr gjëra që s’ngjasojnë – një gur,
Një cop qeramidhe të thyer, dy fij’ shkrepse të djegura
Gozhdën e ndryshkur në murin përballë,
Gjethen që hyri nga dritarja,
pikëzat e ujit
Që bien nga saksitë ujitur,
atë fije kashtë
Që flokut solli era, –
i merr
Dhe aty, oborrit, ndërton thjesht
një pemë.
Në këtë “pothuajse„ qëndron poezia.
Çfarë tjetër t’ju them?!

 

 

 

13716014_1269299146421057_6698435081696576587_n

 

Penelopa ndërsa ndëron krah… (Eros pa luluar)

 

Shprehia të rrezatosh mes pasqyrës së erërave, pjalm në sytë e mi
dhe u çaja laringët qijve, duke të thirur
Dikur koha, u përkul në kalli, u shndërove nga xhaketë morti, më zi
Nga mënga të rrëshqisnin, yllësi bufatur dhe dete shtatzënë
Nuk dua t’ja di, nuk je perëndi.
Me sa mjalt akoma të lyej, farmakun e shpresës?…

As juga më, nuk më drithëron, as shekujt
gjoksit tim, një pasuri pritshmërie e rreh
në mes të haresës.

 

 

 

13697233_1270254102992228_5812443081479759792_n

Tasos Livadhitis

 

Lamtumirë

 

Dikur, një natë do të hap burgjitë hapsanë të trenave
të kalojnë ditët thinjuar
ndërruesit e binarëve do të kenë vdekur, shinave do të mbijnë
luledele nga mëngjezet fëmijërorë heshtuar
kërkush s’e mësoi kurrë si kam jetuar, lodhur prej kaq
dimrash
kaq trena, që kërkund nuk ndaluan, kaq fjalë mekur psherëtimash
trompetat u ngjirën, dëborës i varruam
ku jam? Përse nuk marr përgjigje letrave të mia?!
dhe nëse u mundëm nuk ish thjesht prej fatit, apo fatkeqësive
por nga ky pathosi ynë, për diç… si ardhmëria
dhe era që mbyll papritur dyert dhe mbesim
jashtë, gjithmonë
sikundër sot, në këtë peizazh shkretan ku luaj
“biz”, me shokët e mi vdekur, bërë gurë.
Gjithshka dikur mbaron. Pra lamtumirë. Poezitë më të bukura
nuk do të shkruhen, kurrë…

 

 

 

13781737_1270260392991599_6788770202520476877_n

Spiros Potamitis

 

***

 

Aherë nuk e dija sa të varfër janë njerëzit.
Ish zemra përplot dhe e shndritshme ish jeta.

Aherë nuk e dija…
se gënjeshtër, gënjeshtër, zbrazeshin ditët, nga e vërteta!

 

 

 

 

13697053_1270262039658101_1660318666196405544_n

Giorgos Potamitis

 

A ka vend të tillë?!

 

Nuk di, në gjëndet i tillë vend
ku rrojnë ëndrat, ndërsa nata u sos
nuk di ku vuajtja bëhet gëzim i njimend
dhe ku trishti çon jetën, e varros…

Por ka botë, që shqisat nuk i rrokin ende
dhe brigje të një toke, të paeksploruar
të asaj, që shijbaltën ja ndjen po se pe
tek rrugëtojmë zbathur, ëndrës ëndëruar.

Aty ku anijet, krejt të zbrazëta nisen
sepse plazhit të kësaj bote, nën zë
shuhen shenja të botëve që vithisen
dhe bashkohen detet në trisht vetëm një

Nuk di, ku gjëndet i tillë vend
ku rrojnë ëndrat, ndërsa nata shuhet nën yje
nuk di ku gëzimi, bëhet trisht i njimend
por dëgjoj netëve, vërshëllen një anije…

 

 

 

***

 

Himn Orfeik për Panin

 

Ftoj Panin e fuqishëm, mbrojtësin e barinjve
ftoj qiellin dhe detin, ftoj të gjithë mejdanin
ftoj Tokën mbretëreshë, ftoj flakën e pashuar
të gjitha ato pjesë, q’i dedikohen Panit.

Vallëtar i tërbekuar, pra jak ti endacak,
i Maleve bashkfronës edhe këmbcjap i ngrënë
i Bakut hyjfrymim, që rron tek yjet lart
të botës harmoni, e reflekton në këngë.

Ti trembës njerëzimi edhe panik shkaktues
burimesh dashuruar, çobenjsh edhe barinjsh
saktë quhesh grabitqar dhe i Jehonës mik
bashkkërcimtar nusesh, që prej gjithshkaje lind
krijues i gjithshkaje, zot, emrash të pambarimt.

Himn- njerëzimit, shumimit aromdhënës
sjell frytet e shartimit edhe të Hyut drit
për vehte, mbete shpellash, qëndron gjithë i vetëm
nervoz, sa i vërtetë Zeusi i brirtë.

Trupi i Tokës, i pafund, mbështetet veç tek ty
dhe ujrat, që teposhtë, me rryma gurgullojnë
deti gjithmon në rendje, veç teje, kujt s’i bindet
dhe Oqeanet, që me ujë, gjith rruzullin pushtojnë.

dhe era, që me jetën, janë pjesëza amëshuar
shkëndijëz jete dh’aty lart, majës ju them, përmbi
zjarrit përplot shqetësim… me syrin përvëluar.
Hyun e gjithfytyrshëm, nën urdhërat e përkund…
ndërron me përkujdesje, natyrën e çdo gjëje
dhe me merakun tënd, natyrën ndrron gjithkujt
ushqyer ke brezvdekshmit, në botën e pafund.

Por, i bekuar, bakuist, frymhyu, ti pranoje
turmave shenjtëruar, vdekje u fal, të mbarë
degdis në cepa rruzulli… panikun që të shkund!

 

 

Vasil cuklla

Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s