Poezi nga Marjeta Shatro

10309512_788556414517650_4258646343985521526_n

Poezi nga Marjeta Shatro

 

 

Sa herë që jam larg

 

Kur dita të shuhet,

dhe nata të veshë të zezën vello .

Nga dritarja shiko shkëlqimin e një ylli të bukur, që ndrin në qiellin e errët.

Ai është ylli ynë i dashurisë,  që vjen të  ledhatojë sytë e bukur.

Shikoje yllin tonë dhe kupto gjuhën e tij.

Ai flet për ty, lexoje mesazhin e jetës, të shpresës, të besimit dhe të lumturisë!

Shpirtrat tanë komunikojnë në heshtjen e natës ! Dëshira ime të mbaj ndezur flakën e zemrës sate!

Jemi larg, por shpirtrat sa afër!

 

 

 

Më përkëdhel me sytë e tu!

 

Ata sjellin shpirtin tënd në kufijtë e qenies.

Ata mbajnë sekrete të pashprehura,

që vetëm zemra jote e di!

Gjuha e syve të tu është më e fuqishme se mijëra fjalë!

Edhe pse vitet rrjedhin,

Ata ruajnë butësinë e tyre të kthjellët!

Sytë e tu më ngushëllojnë, më joshin , më dehin me ëmbëlsinë dhe bukurinë e tyre!

Veç sytë e mi e dinë gjuhën e syve të tu!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s