Poezi nga Zamira Agalliu / Shkëputur nga vëllimi poetik “ Zemëruar me apostujt”

zamira Agalliu - 1

Poezi nga Zamira Agalliu

Shkëputur nga vëllimi poetik “ Zemëruar me apostujt”

 

 

Besnikëria

 

Besnikëria nuk është lëmoshë,

Ajo jepet e plotë,

Kështu u betova mbi një pllakë mermeri,

Pritjen e gjatë e treta në lot,

S’më kthyen dot pas parajsa dhe ferri…

 

 

 

Drita e dijes

 

Krahët  zgjas  mbi dritën e dijes,

Vetja m’u duk molekulë pa faj,

Metaforë  elegante  brilon  hijesh,

Enigmën  ma fsheh , s’më lë ta mbaj.

 

 

Agimeve e mbrëmjeve  kërkoj si e marrë,

Mbi  dritë–hije  hënë  të argjendta,

Karvanin e çmendurisë së kohës  të ndalë,

E stinëve t’u flisja, dashuri të pathëna…

 

 

 

Shekuj  jetova

 

Dy  shekuj  jetova, sa gjatë do të thoni?

I pari – diktaturë, iku me fëmijëri,

Stinët  ankohen, ju s’i besoni,

Mbi  tavolinë  gjuan shekulli i ri.

 

Hapat hedh mbi të riun shekull,

Po me të njëjtën  zemër  tharë,  zhuritur,

Me po të njëjtën  fletore të lagur  nën  sqetull,

Me po të njëjta  bisha  të  uritura.

 

U lodhën  akrepat e orës

s’të mbajnë dot  mbi shpinë,

Më vjen turp,  nga fytyra e atdheut,

që  keq  po tretet,

Nga dhimbja për ty o vendi  im,

Që të kërrrusën e kërrrusën kurbetet…

 

 

 

Mungon

 

I  mungoj pranisë  tënde,

Vetmisë  sime  ti je prezent,

Hapësirave boshe lexoj legjendë,

Të pulëbardhes  së plagosur

Që  vazhdimisht  rend…

 

 

 

Jeta 

 

Jeta është si lumi,

Nga  burimi  në  grykëderdhje:

Të paktat ditë mbi valë e shkumë,

Në shtrat kërkojnë prehje.

 

Lumi është si jeta,

S’është njësoj i gjatë sa i gjerë,

Në rrjedhën e tij kur gjendesh,

Plusko, ashtu si të merr !

 

 

 

Frikë nga hapat

 

Frikë nga hapat e kohës pa kohë

Orët ngrinë,

dielli me shi,

retë përpinë

Vrenjtet e buzëqesh brenda saj

fuqiplotë koha,

frikë nga hapat e kohës – pa kohë

para meje

tokë  e minuar

një hap pas

humnere…

Një ylber mbi supet e mi të akullt

i qarkohet,  shpresës,

u buzëqesh ngjyrave,

vezullimeve,

çasteve…

Ato më treten në duar,

teksa i shtrëngoj…

Unë përsëri u buzëqesh

ngjyrave

vezullimeve

çasteve,

që sapo ikën

Lumturohem…

Mbi supet e mi,

qarkohen

ylberë shprese

… mrekullohem .

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s