PRAY FOR MYNICH (Sonetet e së Premtes) / Poezi nga Hamdi MEÇA

 

Hamdi Meça

Poezi nga Hamdi MEÇA

 

 

Sonetet e së Premtes

PRAY FOR MYNICH

 

Mynih,e premte,tre shqiptarë vriten,

Sëbashku me të pafajshëm të tjerë.

Gojët e zeza nga mbi kokë zbritën,

Fyti i secilës -rruga për në Ferr.

Tërë “Vuajtjet e djaloshit Verter”,

Pa lejen e Gëtes,në Danub,valë.

Jo,për “Oktoberfest”.Nga bota tjetër,

I riu Verter nga dhimbja.I gjallë.

Gjermani,Republikë Federale,

Pray for Mynihch,sot himn i veçantë.

Sa vrima e plumbit bota e madhe.

Ku je..?..Sabina,Armela,Diamant!..

Terrori me kufomat varg hedh valle,

Truallin nën këmbë,tërhiqja,Dojçland!

 

22-23 Korrik,2016

 

 

Shpjegime:

-”Vuajtjet e djaloshit Verter”, roman (1774), nga Johan Volfgang Gëte (1749-1832)

-”Oktoberfest”,festa e përvitshme e birrës,në Mynih.

-Sabina Sulaj, Armela Segashi, Dijamant Zabergja,viktimat shqiptare, nga të pafajshmit e tjerë të vrarë,me 22 Korrik 2016, në Mynih, kryeqytet i landit të Bavarisë  (Bayern).

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s