Poezi nga autorë të njohur grekë / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga autorë të njohur grekë

 

 

13782248_1272173402800298_7267938696516206196_n

Jiannis Ricos

 

Liri

 

Kur gjurmët prej plagëve
mbyllen në fytyrën e njerëzimit
dhe mes përrenjëve që gërmuan predhat
mbjellim pemë
dhe në zemrat zhurritur nga flakë-përvëlimi
lidh gonxhet e para, ajo që quhet shpresë
dhe të vdekurit mund të kthehen në brinjë
dhe të flenë pa pasur ankim
pasi e dinë se gjaku i tyre s’rodhi kot, o njeri
aherë…
kjo është LIRI……..

 

 

13669836_1272226492794989_4992798509653872599_n

Konstandinos Lukopoulos

 

***

 

I vogël
ky gjarpër i të lëngëtit dragua
dy herë e frigova
një herë në Jubileun e dimrit purpur
një herë Pranverës, me të parën hënëplotë
përherë dhe më e zbrazët se sot
sytë e tigrit të bardhë përmes dëborës
dhe vetëm pështyma mbet kuq
nga kasaphana e pubisit në ujë
nënë shërbëtore
nënë dragua
nënë, brumit avullues, jarane
gjoksi me qumësht nuk thotë të përkulet
nuk dërsin nën dritën e ngrohtë
vetëm thonjtë mpreh, lehtaz përmbi bark
pak sa të rrjepë
pak sa të rrahë
derisa bri saj të gjunjëzohem
plumbç i bronztë të shndris ç’qarshtësive të natës
dhe të rrotullohem, mbi timin kërci
ije dhe buzë-teh
pathosi të terur
heshtjesh
fyejsh edhe brigjesh
dhe gjirit një shtëpi beter
të së ëmblës fajësi
dëshirash të pafund
të kohës rrugëtim, mbi shpinën e dragoit
sa të burrërohem
i plotë, lëngjesh edhe muskujsh
në burrin që jam sot dhe përherë
përherë jeta ime
përherë!

 

 

 

13631447_1272220659462239_6523651464909643484_n

Kostas Varnslis

 

Arsimi Kombëtar

 

U sfilitët, mësuesit e mi, të ç′mësohem
Të ëndëroj, të dua, të jem unë serbes…
Veç gënjeshtra më thatë të dëgjoj, të them e të kryej
Veç për gënjeshtrën, të rroj dhe të vdes!
Por s′mundi, mundi juaj, të më prishë
Durroi edhe dija… edhe trupi… edhe shpirti
Dhe nuk harroj, është vdekje dhe e di
Kur katandiset burri, një copë mishi.

 

 

13754670_1272182476132724_5806974986049006146_n

Dhionisis Sollomos

 

Shpirtthi

 

Si frymë, e amëshuar
Si një puhizë e freskët,
në vend′th të lulëzuar
Ai, fëmijë i ngratë…
Nxorri, të fundit grahmë!
Dhe, Shpirti… i llahtaruar
I drojtur… i trazuar
Po ngjitet shpejt e shpejtë
Drejtë, e në eter!
Si një shkëndij′z e vockël
Që dridhet nëpër erë!
E ftojnë!…
Këlthasin, të gjitha yjet bashkë
Ai, zgjat krah′t e ngrata
Deri në amëshim!
Tek kush të hyjë?!… Tek cili?!
Tek kush s′do ndjej, zhgënjim?!…
Por, ja!…
Një puthje jetëdhënëse
në faqe jep një Engjëll
Që shkrepitin, papritur
Si drita në agim!

 

 

 

13716014_1269299146421057_6698435081696576587_n

Stela Dhumu

 

***

 

Ç’u bë vallë Çirçja, përfundimisht?!…
Thonë disa, kur Odiseja iku, tejet e dëshpëruar u hodh, nga më i larti ag
i Botës dhe u vra pakthyeshmërisht… Të tjerë thonë, se dezertoj, gic
miturak, me anijen Odiseut për Itakë. Kështu pra, mbet përgjithmonë krah tij, aty,
në të shumdëshiruarat, ishulloreve rrugnaja, me baltë. Nga ana tjetër, ethshëm, historia trgon
se lindi fëmijët e tijë – Agrion, Latinin, Telegonin. Por kur Odiseja humbi, diku,
faqesh të panjohura, Çirja përfundimisht, grua shpresëhumbur e Telemakut bëhet, pasur
për vjehrë Penelopën, që gjithnjëlloj martohet – pa të tepërta, modeste
spjegime – të birin e Çirçes, Telegonin… kthyer në nuse, automatikisht.
Nuk di më ç’të besoj,
meqë, akoma edhe dje natën,
në të gjumit, të fildishtën pasqyrë
pashë dete, prej tijë larguar
dhe ky, tërbuar, me fjalë magjike
t’i vriste
të shqyej velat kreshpëruar
mbushur urrejtje,
të qëmtojë qorruar
dhurat mbetur,
që prej aty, të mund të ngjizet
me të Paundurën e Mitit.
E kujtoj haruar.

 

 

 

 

13731613_1267017829982522_8748041579954435727_n

Roula Triantafyllou

 

Të vetinternuar

 

Prej lindjes të vetinternuar
– gjithmonë të djeshëm –
burgosur bartur, përngaherë “gjithshkanë”
mbushur xhepat përvojë
– të mbijetesës dije –
Dehur pagëzuam direkë të kedërt
të gjithndodhur, të munguar, ekuipazh
ndër eksploruesen anije…

Dridhur, se mos ëndra ronitet
dogjëm gjurmët ranishteve të shkretisë
Për të shmangur armikun, flatëror të zinj ushqenim.
Padrejtësisht…
Vdekja, hambarëve të mos dëgjohej
akuza, se vodhëm privilegjin e qënësisë,
godiste qorrazi.
Tri ditë supet tanë mbetur nxirrë.

Fytyrat tona, pa asnjë shenjë jete
veshur kishin mëkatin e kohëve antike.
Triumfatorë dhe të mundur
mes udhësh dedalike
duartrrokisnin magjepsur.
Arritëm të pamundurën!
Zbuluam qytetin.

Dhe vetëm aherë pamë dritat e turpit.
Dhe vetëm aherë gjetëm tempuj dyllosur.
Na thanë: “Katedralet do të mbesin papërlyer”.
Prej lindjes, të vetinternuar,
rrëmonim errësirat të shikojmë, gjithësinë e pasosur.

Vetëm gjurmë prekëm, të natës vegim,
mes një buzëqeshjeje hirnosur.
Nga buzët, gozhda pikojnë, pikë-pikë
frymëmarja varrur trekëmbshave.
Si nxejti ajo buzëqeshje, kaq dëshpërim?!
Si?!

 

 

Vasil cuklla

Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s