Poezi nga Josif Gegprifti
Ajo ndjesi është edhe sot
Ti ishe një lule erëkëndshme,
Që tundove dhe emocionove këtë zemër.
Ishe dhe ke mbetur
Pamja më e bukur për sytë e mi.
Në mbretërinë
E natyrës së shpirtit tënd,
Unë vi gjithë gëzim.
Natën,
Dikur,
Mbaja vesh nga ballkoni
Të dëgjoja zërin tënd,
Vetëm zërin, sepse,
Çdo gjë tjetër
E kishte përpirë errësira.
Ndjesinë
që më gjallonte atëhere në shpirt
E ndjej edhe sot.
Ajo është mes nesh.
Mendimet më treten në kaltërsi.
Mbi këtë gjol,
Në këtë qiell të kaltëruar,
Sillen vërdallë sgalemat
E plot zogj të tjerë të gëzuar.
Këtu,
Në këtë vend ku kam lerë,
Me mall të madh vi shpesh here.
Këtu,
Gjithnjë është e dashur
Natyra për mua,
Kjo qetësi,kjo freski.
Mendimet më treten në kaltërsi.
Dashuria shëtiste mbretëreshë.
Atë natë
dashuria shëtiste
nëpër arteriet e trupave tona.
Edhe pse
nata u vrejt,
një diell akoma më rezefort,
një agim më i artë,
zbardhi lehtë e ngrohtë.
E bukur ishte
mes nesh
pagjumësia e asaj nate,
ku dashuria shëtiste mbretëreshë.
***
Do dëgjosh një ditë për mua,
Se i dehur eci nëpër rrugë,
Të trishtohesh, aspak nuk dua,
Dashuro një tjetër më shumë.
Kur në kopësht të celi trëndafili,
Dhe bari të rritet në fushë,
Atje me hapin e pleqërisë,
Trëndafilat për ty do t’i këpus.
Dashuria një rrëfenjë.
Mos vallë isha një i marrë,
Që pa bekimin e perëndisë,
Me vrull rinor e plot zjarr,
Zmadhova ndjenjën e dashurisë?
Në mos ishte e magjishme ajo ndjenjë,
Pse vitet vallë nuk e shuan,
Pse e kthyen atë në rrëfenjë,
Në poezi e në vargje e shkruan.