Një përmbledhje rreth shënime plotësuese me përqasje, ngjashmëri, dallime e interpetime të reja për “Këngët e Millosaos” të De Radës. / Nga: Teuta Sadiku

   Një përmbledhje rreth shënime plotësuese me përqasje, ngjashmëri, dallime e interpetime  të reja për “Këngët e Millosaos”   të De Radës.     Nga: Teuta Sadiku   Mundësitë e interpretimit të gjithanshëm  të veprës artistike në ditët e sotme … Continue reading

Deliri që s’ shter… ( pjesa e III-IV-V- VI ) / Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

images

Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

 

Deliri që s’ shter…

 

( pjesa e III )

 

Nata ndërroi fytyrën e errët, çirret e lëngon dëshpërimit, nuk ka sesi agimi të çelë sërish. Gjurmët mbeten udhës ku shkelëm e shembet toka ku kemi ecur. Ah, diell i vrarë hijes së tij! Nuk mjaftojnë as lotët e as ulërima, të kthehesh pas asgjë s të nxit, endesh pandjeshmërisë shpirt. Tërhiqem pas duke lënguar, bukuri e shkurtër dhe iluzive, pranë më erdhe duke më mashtruar. Më zgjat duart e ndjej prekjen tënde, sërish më përfshin, si frymë pa jetë më gllabëron. U nisa vetmisë duke të kërkuar, askund s’ të gjeta o shkëndijë, diku më ike larg shpirtit tim. Përplasje qiejsh dhe bubullimash, është koha kur zhurmon gjithçka, nuk mund ta ndal këtë trazim. E vetmja çelje e mundshme u mbyll kullës së ngujimit, muret e lartë u bënë mburojë. Lermë të shpërbëhem ngadalë, mbuluar me velin e ikjes e me të vetmet gjurmë të dikurshme, gjurmët hijen time .

 

 

Deliri që s’ shter…

 

(pjesa e IV)

 

Iki e s’ ndal këtij afrimi që vjen, agimi i bardhë krahët i hapi e  butësisht më pushton. Zgjaten çastet e shumëpritura, ulet pritja ime duke dremitur, është koha e ardhjes së madhe. Nëse iki, diku mbetesh mirazh, i ajërt shkrihesh si pritshmëri, ulesh e zbret galaktikës time. Përhapesh si fluturim i lirë e i dëshiruar, gjithçka që përfshin është butësia ime, endja jote përzihet me qetësiné e adhuruar. Bashkim brigjesh që nuk njeh  zbatica dhe erë që paralajmëron nota të prekshme vjeshte. Rrethohem vargmaleve të tua, zëri im jehon kudo, por ditë-netëve mbushem me zbrazëtinë kohë. Të përafroj me ajrin e pastër që sjell ardhmërinë, kaltërsinë që pafundësinë time deh e  në çdo largësi të kam pranë. Shoh si bashkohet durimi me vuajtjen, si blerimi në pritje të shiut, në të njëjtën hapësirë, atje ku më ke lenë. Je pemë që rrënjët i  shtrin nëntokës time, gjallërinë e gjen kudo ku depërton, mbetesh frymëzimi i vetëm që shpirtin e ngroh.

 

 

Deliri që s’ shter…

 

(pjesa e V)

 

E njëjta arsye që më tërheq, më ndan përsëri, endem mes zjarresh e lodhur, mëdyshja ime si mallkim që s’ më lëshon. Në njërën anë lind pranvera e  bukur, e cila më kujton harbimin e pafund të luleve e në anën tjetër rikthehet dimri me të njëjtën ftohtësi të akullt.  Endem mes dy gjendjesh, mes shkëlqimit iluzion dhe frymës që më ngrin. Jeta hapet si lule buzë  greminës, etjen ta shuan dhe ta shton, pranë ndiej rënkimin e qenies. Jehon një tingull i harruar largësisë, ulet diku meditimi im i plakur, në nëndije  digjen mendimet  e shkretuara. Hiri i tyre shpërndahet kudo, mbledhur brenda vetes si plagë e thellë, shërim nuk ka, vetëm dhemb e dhemb pa fund. Koha mbetet e pandryshuar e unë përshkoj udhët e mia të heshtjes. Më mungon qetësia e mendimit, veprimet e paqta nuk kanë ekzistencë, grindem vetëm me veten.

 

 

Deliri që s’ shter…

 

(pjesa eVI)

 

Ndërrohen fytyrat e çjerra dyshimit, beteja të humbura përgjaken papushim, fitorja varet humnerash. Një lëkundje e lehtë prish ekulibrin, shkatërron çdo fillesë të re, shkëput gjallërinë gjer në pandjeshmëri. Buzëqeshjet e shtirura më tmerrojnë, helmi i tyre ka dukshmëri të plotë, këto shtigje të mbyllura nuk mund të hapen. Fjalët rëndojnë si shkëmb i rëndë, shpirtvrarë ndiej neverinë e tyre, këtë maskaradë që nuk mund të ndalë. Fasadat bien si ajsbergë gjigandë, zhurmojnë përplasjes së tyre shkatërruese, ah zemër e shkretë si nuk pëlcet ?!  Brenda vetes mbaj lumin e turbullt, akumuloj mbetje që nuk sjellin dobi, në këtë shtrirje nuk mund të ketë pastërti. Ndiej si lëvrin zemërimi im, dua ti çjerr këto maska shëmtisë së tyre, e vërteta e hidhur të dalë në dritë. Njerëz -gjarpërinj fshehur skutave të errëta dhe ditë -netët e mia  që s’ mund të rrjedhin të qeta. Pazgjidhshmërisht lidhet një nyjë që ndoshta nuk mund të ftillohet kurrë…