Deliri që s’ shter… (pjesa e VII -VIII ) / Prozë poetike nga Majlinda Mema

images

Prozë poetike nga Majlinda Mema

 

 

Deliri që s’ shter…

 

(pjesa e VII)

 

Pranë e pranë dhe humbasim, planete të kundërt në tërheqje, zhduket hapësira që qeniet ndan. Hidhmë kësaj shkretëtire të pamatë, le të kërkoj e etur burimin e fshehur, ku mungojnë ujëvarat me floknaja ujore. S’ ka rendje shpirti me hapa të lehtë, ecja nuk ndjehet më askund, nuk përflitet më për ritme të qeta. Luhatem mes kufijve dhe limiteve, dëshira lind përgjakur dyshimit, klithmë e heshtjes vjen e pakapshme. Rezatime vijnë kësaj rastësie, aty ku ndalem qëndrimi rënkon, ulem e rri kësaj gjetshmërie. Më largohesh mbuluar me mjegull, kurorën e flijimit mbi kokë e mbaj, pesha e rëndë si plagë kullon. Flladitje gjethnaje ritmin tënd ndjek, në çdo fletëz fle endja jote e pasosur, rilindja frymon e pas më ndjek. Ikim udhës së hapur blerimit, zogjtë na shoqërojnë me sinfoninë e tyre, buzëqesh dielli çiltërsisë së tij. Më pëlqen të ëndërroj e të shkrihem një me natyrën.

 

 

 

Deliri që s’ shter…

 

(pjesa e VIII)

 

Pritje që nuk soset dot, hapat që s’ vijnëmë torturojnë, veç dhimbje që shoqëron pas.  Tik-taku i orës rreh me përtesë, kohë pa kohë e udhën nuk e gjen dot, atje ku niset, aty mbetet përherë. Hape këtë portë të mbyllur, trokitjet jehojnë padurimin, bëhu strehëza ime e dashur. Përhape harenë time të bardhë, të jesh pikënisja e duhur, mbuluar me petkun e kristaltë. Ti je kudo shkrirë në gjithçka, qyteti frymon si qenie e gjallë, sytë e bukur për ty i hap. Dallgët e detit qetësohen, tek ndiejnë praninë tënde, e deti lotët e mallit mbledh. Formësuar si diçka fluide, petkun iluzor përhap si zjarrmi, mbyllur kësaj ngushtësie. Prekshmërinë s’ mund ta takosh, krahët e prerë s’ kanë më lëvizje, janë shkurtuar e prerë përgjthmonë. Hiret e tua zbukurojnë gjithçka, lum kush i ka dhe i prek përhershmërisë. Ti  je gjallëria e dëshirës që sjell pranvera . Vëmendja shpërthen e hapur dhe çiltërsisht, fiksim galaktike i rëndesës së saj, aty në epiqendër të universit.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s