E dashura e Profesorit / Tregim nga Hyqmet B. Hasko

 

Hyqmet Hasko- 2

Tregim nga Hyqmet B. Hasko

 

 

E dashura e Profesorit

 

Kur ishte e vogël, aq sa të kuptonte diferencat mes gjërave dhe realitetet e ndryshme, Diadema nuk kishte dëshirë të rrinte me shokët dhe shoqet e moshës së saj.

E përkëdhelur nga i ati, e llastuar nga mami, e frustuar nga tezet, xhaxhallarët dhe rrethi i gjërë familjar e farefisnor, ajo ndihej mirë vetëm në shoqërinë e të rriturve.

Me kohë, kjo cilësi iu shndërrua në kompleks dhe vetmia e mori përpara në moshën më të bukur të jetës, në fëmijëri, adolishencë dhe rini.

Mania për t’u dukur dhe për të qenë në vëmendjen e të tjerëve, e diferencoi nga shokët e shoqet e moshës së saj dhe e shtyu të provonte ndjesi harmonie e përmbushje ndër mosha të tjera, më të rritura.

Lexonte shumë, por shumë pak kuptonte nga ato realitete të dyzuara e ankthioze që thëroheshin nën peshën e letrës së bardhë dhe bojës së zezë…

Vakumin që nuk përmbushej nga e gjithë kjo tentonte ta zinte me lexime të shumta, zhytje në misteret e internetit dhe sajime të tjera, që gjithësesi nuk ishin të plota dhe gjithëpërfshirëse, për një tip si ajo që kërkonte ta shijonte jetën në të gjitha shfaqjet e saj.

Kur u rrit dhe kërkonte intimitetin e shoqërisë dhe të moshës së saj, befas ajo e ndjeu veten të vetmuar dhe thuajse të izoluar nga të gjithë. Nuk I mbetej vetëm se të frekuentonte rrethet e të rriturve, ku gjithashtu nuk ishte dhe aq mirë dhe jo rrallë ndihej e huaj për to dhe për vetveten.

Poezia ishte ilaçi i saj, shërimi për vetminë.Leximet e shumta, internet, përkthimet, krijimtaria në poezi, prozë e publicistikë, ishin pikat e saj të forta, ku kapej me thonj për të shpëtuar nga ajo pjesë e vevetes që ishte e huaj për pjesën tjetër.

Martesa nuk ia zbuti vetminë, përkundrazi, ia nxorri atë më në pah. Burri ishte një tip i urtë, po jo aq i urtë sa të linte të kalonte miu nën mustaqe, thënë ndryshe, i urtë brenda rregullave. Por ajo nuk i kishte qejf rregullat.Nuk donte të rrinte mbyllur, nuk i pëlqente gatimi, larja, pastrimi, kollandrisja e gjërave sipas rendit dhe radhës.Kjo, sigurisht, është më e madhja e metë që mund të ketë një femër, por ajo e merrte dhe e trajtonte këtë si shenjë gjenialiteti.

Burrit në një vesh i hynin e në tjetrin i dilnin trillet e aj, pasi gjithë kohën ishte i zënë, bënte dy tre punë njëherësh e kur vinte në shtëpi rrinte si kukudh, me duart në veshë si hinka, nga lodhja gjer në stërmundim.

Në shtrat rrallë bëhej i gjallë, saqë ajo e ironizonte në vargjet e saj të thurura me nge, për impotencën e tij.Vargjet e saj ishte potente, të spëkatura me afsh dëshire dhe ritme të hazhdisura seksuale.

Në gjimnazin e qytetin ku jepte mësim, histori arti, dikush i propozoi ta njihte me një professor të madh, që jetonte në Tiranë dhe punonte kryekëshilltar në një dikaster të rëndësishëm. Ai ishte aty rreth të gjashtëdhjetave, por me një farë emri në kryeqytet, pasi jo vetëm punonte në një institucion prestigjioz, por dhe kishte botuar disa libra e mbahej me të madh, sikur të kishte vetë shpikur vetë shkrimin.

Ajo nuk kundërshtoi, gjeti rastin dhe në një nga ato ikjet e saj të shpeshta në Tiranë e takoi Profesorin.

Asaj që në fillim i pëlqeu fodullëku i tij, veshja me shije, fjalët e zgjedhura dhe ai vështrim zhbirues, disi i ftohtë e cinik, që dukej sikur i depërtonte gjer nën lëkurë bashkëbiseduesit.

Profesorin e quanin Uran dhe kishte një pamje fisnike, që ia nxirrte më në pah balli i gjërë e me rrudha të shumta, që sikur lexonin dhimbjen e tjetrit. Ndoshta, ato rrudha lexuan dhimbjen e saj, dëshirën për të qenë pranë dikujt, në ato çaste vetmie.

Po, meqë vetmia po e gërryente nga brenda, meqë kishte nevojë për një usta të mirë, nga ato që dinë ta vënë mirë gurin e qoshesë, Diadema i hodhi Profesorit një vështrim grishës e dëshirues, nga ato vështrime që të përthithin dhe nuk të lënë të ngreshë kokë, se të zënë poshtë me peshën e tyre të parezistueshme.

Profesorit i ra në kokë imazhi i saj.

Krela të verdha e të dendura, sy të zinj e të thellë, një kontrast vërtet original dhe që të rrëmbente në shtjellat e tij…Buzët e tulëta e të fryra të Diademës iu dukën atij si dy hone përthithëse.

Ia vlente ta kishe një femër të tillë. Një bukuroshe tekanjoze dhe që shkruante vargje të bukur, duke derdhur në shtjellat e rrëmbyera të rimave e ritmeve gjithë zjarrin dhe hirin e përvojës femërore…

Pas kësaj njohjeje, ajo bëri si bëri dhe ia mbushi mendjen të shoqit të shkonin disa ditë së bashku në kryeqytet, pasi po ua zinte frymën qyteti i vogël provincial, kështu u shpreh ajo. Kështu bënë dhe ata qëndruan disa ditë në shtëpinë e motrës së saj, që kishte një goxha vilë diku në periferi e shumë dhoma në dispozicion, ku mund të rrije sa kohë që të doje, pa të trazuar njeri.

Në mbrëmje, ajo i mori leje bashkëshortit, se gjoja do të shkonte tek tezja në Institut, që paskësh ardhur nga Gjermania dhe e kaloi kohën e pakët që kishte në shoqërinë e Profesorit.

Diadema mori bllokun me vjersha dhe shkoi të takonte gjeniun që sapo kishte zbuluar.

Ai e priste në verandën e hotelit “Makth”, mbështjellë me një velencë ngjyrë kremi, për shkak të ajrit të freskët të mbrëmjes.

Një kamariere zeshkane, një femër shumë seksi, i shërbente me xhentilesë, ndërkohë që përqark endeshin jonet e një muzike tëëmbël të Rihanës.

Gjithçkla dukej si në prag të ekstazës dhe Diadema pati nevojë të këndonte, të nidqite pas tingujt e verbër të Rihanës, por nuk e bëri.

Nuk deshi që ai që po e priste, ashtu i mbështjellë me atë velencë ngjyrë kremi, ta merrte për të lojtur, që në krye të herës.

Kur hyri ajo, Profesori ngriti ngadalë kokën e tij të shogët ku kishin mbetur vetëm ca qime floku të thnijur dhe i hodhi një vështrim vertikal. Kishtekohë që nuk i hidhte kujt një vështrim të tillë, ndoshta që para njëzet e pesë vitesh kur ishte ende një burrë i ri dhe femrat shkonin për qejf me të, për të shfryrë epshet e tyre të trazuara.

Po kjo femër e re dhe e bukur, çfarë kërkonte prej tij?!

Me çfarë mund t’i shërbente ai kësaj bishe seksi, përveçse me urtësinë e një plaku që ka kaluar shumë në jetë dhe nën këmbët e të cilit rrjedh lumi i përvojës!?

Ec dhe futu në mendjen e femrës po deshe!

-Mirëmbrëma, engjëlli im!-pëshpëriti Diadema, me sytë e ndezur nga njëpasion i beftë.

Profesori ndoqi trajektorin e hijes së saj lëvizëse nën takat e larta dhe mbajti frymën.

-Mirëmbrëma, po druaj se nuk mund të jem engjëlli yt mbrojtës. Ka kohë që askush s’ma ka nevojën, përveç ndonjë plake që kërkon të më rrëfejë historitë e saj që unë të mund t’i shkruaj për të…

-Të jeshë i sigurtë, engjëlli im, se unë nuk dua nga ti që të moë shkruash historitë. Më e shumta mund të dua që të mi redaktosh këto histori, të m’i bësh më të pranueshme për publikun.

-Pse, ju mendoni se jeni e pa prauneshme për publikun?!

-Sigurisht, publiku kërkon rëndomësira, intimitete, shfryrje erotike, makth dhe vetmi. Të gjitha këto unë i kam për vete dhe publikut i jap aftësinë për të filozofuar, aftësi që ai dalëngadalë po e humbet!

Profesori e vështroi thellë, si për të matur kuptimin e fundit të fjalëve të saj.

Ajo nxorri bllokun me poezi, ku me një shkrim të pjerrët, gjithë gabime drejtshkrimore, shpalosej një botë e trazuar femërore.Ajo i lexoi poezitë e saj, ashtu ngjitur tij, duke ndier frymën e atij burri gjysëm të plakur, por që asaj i dukej se sillte përqark, bashkë me ajrin eparfumuar të mbrëmjes dhe gjenialitetin e atij burri të fortë.

Pasi rrëkëllëllyen nja tre shishe verë të mirë francize dhe shijuan arragostat mesalcë bajamje, ndërkohë që ajo lexonte poezitë e saj pa pushim, Profesori siç duket u ndie mirë dhe kërkoi të kalonin në dhomën ngjitur për të pushuar pak.

-Pse u lodhe engjëlli im?-fëshfëritit zëri i saj prej kokete.

-Jo, nuk u lodha, por dua që poezitë të vazhdosh të mi lexosh në errësirë, me gishta dhe gjeste mamuthësh.Kështu unë kuptoj më mirë dhe bëj një redaktim krejt special.

-Qoftë e bërë!-klithi Diadema. –Bukur! E dija që kështu do të përfudnonte, si të gjitha historitë e këtij lloj.

Pas dy orësh, i ra celulari dhe ajo e hapi. Ishte bashkëshorti i saj.

-Kemi dalë me tezen bregut të detit! Ajo po më tregon për vuajtjet e një poeti zvicerian, për shkak të një dashurie të refuzuar. Unë jam shumë e mallëngjyer dhe pak më vonë do të ulem të shkruaj një poezi. Të lutem, mos më merr në telefon, kur të mbaroj, të marr unë…

Pasi fiku celularin, u kthye nga Profesori, që ashtu krejt i zhveshur dukej si një mumje e huajtur nga kohë primitive:

-Hë, ku e lamë, të lutem, engjëlli im!?…

“Engjëlli i saj”, ky profesor me emër dhe bëma goxha të dëgjuara, dha e mori të bëhej burrë, por më kot.

Qëndronte aty i zhveshur lakuriq, me veglën e tulatur në dorë, pa qenë i zoti për asgjë.

Djersë të ftohta e kishin mbuluar të tërin.

Hiret e trupit të saj të ri lulëzonin,

Diadema kërkonte me ngulm përgjigje nga Profesori i saj.

Poshtë barkut të sajë qëndronte e ndezur furra dhe kerkonte dicka nga burimi i profesorit që të shuhej.

Por por ai burim kishte vite që ishte thare dhe rrënjët e lisit plak qenë kalbur të gjitha dhe nuk bëheshin dot më të gjalla!…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s