KJO KAFE ELEGANTE NË BUDAPEST / Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Mimoza cekici rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

 

 

KJO KAFE ELEGANTE NË BUDAPEST

 

Në kafen “New York”, në Budapest,

ndodhin mrekullitë e ditënetëve,

ditë e natë aty vargjet kanë festë,

ndaj e thërrasin “Çerdhja e Poetëve”.

 

Në eleganten kafe me emrin “New York”,

tek pi kafen vargjet lindin vetë,

Danubi blu të ulet pranë si shok

e vargjet me melodinë shkrihen lehtë.

 

Në kafe “New York” hyn Ferenc Molnar,

Djemtë e rrugës Pal lozin jashtë me top,

nga kaloshini zbret dhe Listi ngadalë,

e në tavolinën time vijnë ulemi tok.

 

Në kafe “New York” hyjnë e dalin turistë,

pijnë kafe nën tinguj Çardashi hungarez,

veç në një qoshe janë ulur tre artistë,

që flasin për vargje e për valsin vienez.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s