Poezi nga autorë bashkohorë grekë / Shqipëroi: Vasil Çuklla

Poezi nga autorë bashkohorë grekë

 

 

13876282_1276109515740020_3802810535606741217_n

Spiros Potamitis

 

Buzë ç’formuar, gricje talljesh të largëta,
në përshpirtje dite… dhe portë e tërbekuar
e së përndjekurës ëndërr, dorë burracake
që prek edhe vdes, e më pastaj, ringjallet
gdhendje e një puthjeje, aty, drithëruar
ku tinëz psherëtima, u mund e dërmuar!

Çerepi… në shprishje të hënës, i zbrazët
përsa, etur ishin për dritë. E rëndë mbulesa
e territ, e papërshkueshme thirrjeve
heshtake dhe një aromë akoma më largët
të të akulltave lule të jaseminit të ri
tek interpretojnë, gjasme, zërat njerëzorë

Buzë ç’formuar mbetur, britmëdhimbje, të pafundësisë.

 

 

 

13681027_1275991549085150_3233878524140037169_n

Athina Titaqi

 

***

 

Na përshëndetën anijes …
ja pra, kërkush nuk na pyeti,
për peshqit gjithë të freskët, të rinisë sonë
për korrjet dashurore
për verigat, që më pas do të nxeheshin
në shpërthimdhunshmet e gradës.
Të pashoq u larguam…
të bukur qenë Gushtet
me tojat, matësit e rezatimit
por gjethet kanë mërrinë të bien
pavarësisht stinëve dhe shekujve.
Të çuditshëm krijuesit e fatit
e çuditshme zbrazëtia e rimbushjes.
Hyrëm mesazh
shkruar bukur
pëshpëritëm diç, për tejpamshmërinë
arritëm bregut
dhe ende njeri të na hapë dyert.

 

 

13782040_1274703945880577_1713548543051847159_n

Stela Dhumu

 

***

 

mbi mësall-letrën e një taverne
mes universesh të një vere të lirë
rrezikshëm pranë prushit të cigares ndezur
me alete errësire në vështrim
me zemër mali, një Indian
u bë mal.
Andaj hesht!

 

 

Vasil cuklla

Shqipëroi: Vasil Çuklla

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s