JETË E RÉ ( B.B 1954.) / Poezi nga At Pjeter MËSHKALLA S.J.:

 

f r

Poezi nga At Pjeter MËSHKALLA S.J.:

 

      

JETË  E  RÉ

 

Në kthesën e një djali të ri:

“Kaq i vogël fëmi e kaq i madh mëkatar!”

                                      Sh’Augustini

 

 

Në zemrën teme lindi jeta,

shpirti asht mbushun me dëshirë,

me ndriti mendjën e vërteta,

vuejtjet më duken gurrë me hirë.

Lindi Krishti në zemrën téme,

më pruni paqë e dashuni,

më rreshi forcë e ngushëllime,

zhduku errësinën e burgut të zi.

Unë dikur me mburrje shkojshe

për pusina, kurtha e léqe;

krime n’têrr unë farkëtojshe:

hodha vrapin për rrugë të kéqe…

Epshi e faji janë veriga

që, tue lëmue, të skllavënojnë;

shpirti s’ka qetësi në punë të liga,

që, veç rrathët ma fort shterngojnë.

Mallkue kjoftë për jetë mbrapshtia,

rruga e turpit sot kjoftë pré!

U thyen prangat, ktheu liria,

shtegu u hap për  J E T Ë  TË  R É  !

 

B.B 1954.

 

 

Shënim nga Fritz Radovani: At MËSHKALLA  poezinë e ka shkrue në Burgun Burrel, (BB) në 1954. Piksynimi i Autorit nder të gjitha shkrimet e Tij ishte: “Mbajtja naltë e optimizmit tek Rinia Shqiptare, e cila, nder pranga vetëm dëshprohej..!”

           

Melbourne, Korrik 2016.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s