Poezi nga Arianita Hoxha

arianita Hoxja

Poezi nga Arianita Hoxha

 

 

Thuam që ishte ëndërr !

 
Dhe ti atë ditë humbe ashtu si me magji
Por unë n’udhëkryq dola dhe tjetër herë
Me orë prisja të më shfaqeshe sërish ti
Me aromën e parfumit përhapur në erë

Kujtesës ajo ditë më mbeti kohë të gjatë
Isha i lumtur o i trishtuar jo as vetë se di
Ti ëndrrave m’shëtisje e bukur ditë e natë
Me aromën e parfumit mbetur hajmali.

 

 

Po iki nënë

 

Po iki nënë dita pa u gdhirë akoma
Se s’dua të lendoj aspak largimi im
Ndaj po të lë ketu gjith kujtimet tona
Atë fëmijën që përkundje plot gëzim

Eh më tremb kjo ikje dita pa u gdhirë
Se s’dua të mërzitesh kur të ngrihesh
N’agim do kërkosh ti kafen për ta pirë
Kurr e braktisur botës te mos ndihesh

Po iki nënë u rrita tani më duhet të le
Me erën mbremjeve lajme do të sjell
E buzëqeshjen time shtëpise aty e ke
E atë fëmijën e zhurmshëm diku atje

Nga lodrat prej kohësh jam shkëputur
Por shpërndar janë ato nëpër shtëpi
Të bëhet netëve ti hënes duke ju lutur
Kohërave të kthehesh në timen fëmijëri

Në dhomën time derën ti mos e mbyll
E dritën ndezur lëre të lutem mos e fik
Kur nata të bjer unë do të bëhem yll
Errësirën ta ndrij që ti të mos kesh frik

Po iki nënë ti më fal perëndesha ime
Në zemër mirësine tënde mora hajmali
Unë librat po t’le e poezit plot kujtime
Dimrit ti lexosh e netëve me borë e shi.

 

 

 

Ndoshta

 

Në një të ardhme ndoshta shihemi
Sa kemi ndryshuar vallë as vete s’e di
Puthjeve dhënë njeri tjetrit do njihemi
Dhe nga ajo e quajtura dikur dashuri.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s