Tercina nga Dashnor Selimi

 

10420347_717933344958924_868696702856518809_n

Tercina nga Dashnor Selimi

 

 

43

 

Guri i Qytetit

puthi   Vjosën,

Përmeti kridhet nëpër trëndafila.

 

 

44

 

Në prill, erdhën shtërgjet.

Sythat në majë të plepit

mbuluar me pupla .

 

 

45

 

Si yjet zajet në lumë.

Grinden pemët dhe shkëmbinjtë

për t’i  vjedhur.

 

 

46

 

Ëndrrat në sy m’u varën Ati im!

I  mblodha plagët në prehër

e një grusht dhe nuk  të hodha.

 

 

47   

 

Mbi tavolinë rrëmujë poetike,

ëndrrat e mia rrebele,

një sy i pagjumë.

 

 

48  

 

Dasëm në ditë të nxehta gushti.

Jam dehur me zjarrin e këngës.

Nusja me sy të  trishtuar.

 

 

49

 

Thanat gjakosën tokën e nxehtë.

ëna dhe yjet u grinë për  bukurinë.

Lotët u thërrmuan në rrënjë.

 

 

50    

 

Përplasje flatrash mbi shkëmb,

më zgjuan nga  gjumi.

Ishte një thëllëzë e trembur.

 

 

51     

 

Shi  pranveror…

Në shëtitoret e psherëtimës,

dëgjohet muzika e trishtë e mesnatës.

 

 

52

 

Fjollat e borës, në mars,

thyejnë kornizat e mbrëmjes.

Buzëqeshja e hënës, lule nusërie.

 

 

53       

 

Gorica ime, në prill është e kuqe.

Balta, lulëkuqet, qershitë…

dhe vajzat flakë ndezura nga dashuria.

 

54   

 

Kanë mbetur pak drurë në korie.

Vetëm  kukuvajkat këndojnë,

meshën e mbrëmjes.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s