
Poezi nga Anila Mihali PETALE QË VRASIN VARFËRINË “përveç detit i kemi të gjitha” Qytet me rrugica që humbin diku, Duke u varur si mbi faqe lotët. Sfilatë trëndafilash, ecën kuturu Sa të mundë, të fshihet nga … Continue reading
Poezi nga Anila Mihali PETALE QË VRASIN VARFËRINË “përveç detit i kemi të gjitha” Qytet me rrugica që humbin diku, Duke u varur si mbi faqe lotët. Sfilatë trëndafilash, ecën kuturu Sa të mundë, të fshihet nga … Continue reading
Poezi nga Lumo Kolleshi
KËNGË GRI
Krejt njerëzit e gruas u nisën,
U bënë erë të mblidhen bashkë në atdhe.
Netët milaneze ca letra të ëndrrave na i grisën.
Mbetëm këtë gusht këtu vetëm ne.
Në duar tringëllijnë ca çelësa të ftohtë,
Shpirtin na sëmbon një akull i metaltë.
Nga larg urimin dregoj për çiftin me zogjtë
Dhe krahet ua lyej ngadalë me mjaltë.
Diku, mes vetmisë, kubetit,
I thur një këngë të trishtë, këngë gri.
Sa zemra ke ndarë nga njerëzit,
Sa puse me brenga i mbush vetëm ti.
MURG PA MANASTIR
Ç’ të bëj?
Rri që rri, pa motiv, fare kot,
Mëngjes gushti e retë pas pak do kthehen në lot.
Durimin e humba,
Marr pak bukë dhe e shkoq,
Poshtë dritares mbledh pëllumba.
Kaq mund t’ i jepja paqes në një kohë të kaluar kot,
Shikimin pastaj drejt qiellit e humba.
PERDJA RA
Në teatrin e poshtërsisë
Perdja ra.
Dritat u ndezën e spektatorët u ngritën në këmbë.
Supengritur pyesnin njëri-tjetrin:
Ç’ dramë pamë?
Skena ishte krejt bosh.
As dekor e aktorë.
Një zë nga thellësitë hiqej osh:
Prapa kuintash luhet drama e jetës sonë.
ASPAK ÇUDI
Mos m’ u çudit, filli im i jetës,
Thirrmë çmendurisht e zgjo majmalet.
Me vdekjen bashkë e ndaj të bardhën e të zezën,
Qysh në lindje e mbaj pas vetes si manare.
Qysh atëherë më ndjek vrikthi këmba-këmbës,
Bashkë jemi ngjitur qiellit me avion,
Kemi qëndruar bashkë në buzë të humnerës,
Fshehtas fëmijëve në tavolinë i kam shtruar një racion.
Në maratonën e vështire bashkë jemi në garë,
Pret që të ma shuajë flakën olimpike…
Një ditë e di që garën do ta marrë,
Unë gardhin ia shtyj fshehtas asaj dite.
Poezi nga Festim Liti IKJE PA KTHIM Thjeshtë një zënkë ishte midis nesh, E butë, pa zhurmë, si det pa dallgë, Duke veçuar ca pasthirma, dhe mallkime që godisnin në plagë…. Papritmas, lart, u grumbulluan, fragmente të … Continue reading
Poezi nga Miranda Içi Deti i vdekur Kur shemben përtokë si zogj të vrarë zërat e fëmijve. Qielli lidh sytë me cohën e zezë të reve. Mbyll veshët me bubullima. S’mund të dëgjojë e shohë, klithmën e … Continue reading
Poezi nga autorë grekë Kostis Pallamas Vera Bota ndriton si yllësi male dhe fusha pemë edhe ujë rishtaz festojnë tek beh aty vera e bukur, o Perëndi! Zëra, të qeshura ja tek sjell era diku … Continue reading
Poemas de Silvia Ortiz DUERMO CONTIGO Nueve meses en la noche y una espera nueve vientos en la tarde en la tarde perdurable huellas en mi alma que a poco llegan tus enfados y los míos entre … Continue reading
Disa veçori të krijimtarisë së shkrimtarit Hamdi Meça Nga: Xhahid Bushati Hamdi Meça është njëri nga shkrimtarët më interesantë të letërsisë për fëmijë e të rinj. Pak i studiuar. Padyshim më produktivi i gjeneratës së tij … Continue reading
Poemë nga Bajame Hoxha – Çeliku PO PSE S’TË THASHË… Feksi në sytë e tu drita diellore, E butë,valë qumështore, Tani ku dashuritë pranverore, Harlisen lirishtave mbrëmësore. Stuhi dallgësh goditën zemrën time, Ma terën … Continue reading
Poezi nga Marjeta Shatro Me botën time Shkrepi dielli mbi kreshtat e malit E rrezet e arta i hodhi kudo, Mbi lumin që rrjedh përmes pyllit të praruar. Zgjoi gjethet, avujt dhe zhurmat. Gjethnaja shkëlqen e unë … Continue reading
PO, “ÇLIRIMI I TRETË I SHQIPËRISË”, KUR DO TË BAHET ?!
Nga Fritz RADOVANI
■Lexova këto ditë këta rreshta: “Kthehemi tek realiteti ynë i kohëve të fundit. Ç’po vihet re tani, pas miratimit të Reformës, “revolucionit” të 21 korrikut apo “Çlirimit të dytë të Shqipërisë”, siç u vlerësua me zë të lartë, nga shumë syresh?…”
Mendova pak çaste, po nuk po hezitoj per me dashtë me thanë të vertetën: “Po, çlirimi i parë kur pat ndodhë, që nuk po e mbajmë nder mend asnjë shka mbushëm 75 vjetët!?”
Per me kenë objektiv në percaktimin e këtij dyshimi, nuk do të shpjegoj mendimet e pleqve tanë dhe as, shka kujtojmë si fëmijë, nga ngjarjet e mnershme të atyne viteve kur zgjoheshim nga gjumi prej krizmave të automatikëve në Zallin e Kirit të Shkodres, po do të paraqes vetem dokumentin e shkruem nga z. Henry Kissinger, në librin Diplomacia, botue në Tiranë, në vitin 1999, ku shenon në fq. 443: “Stalini mundi të impononte kufijtë e Europës Lindore pa ndërmarrë një risk të tepruar… Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.” Dhe vazhdon në fq. 438: “Prandaj ai e mbajti ushtrinë e tij në qender të Europës, ku gradualisht ai imponoi qeveri kukulla.” Në fq. 434: “Stalini ngulte këmbë të mos pranonte kërkesën e demokracive për zgjedhje të lira në Europën Lindore.”
SELIA E PARË…
***
JANAR 1945 Enveri i jep urdhën me shkrim trupave që ndodheshin në Veri:
■“Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufinjve, pa treguar as më të voglën tolerancë!..”
■1 korrik 1946, Enver Hoxha, i pari i huej që dekorohet “Hero i popujve të Jugosllavisë”.
■15 Dhjetor 1947, Enver Hoxha deklaron në mbledhjen Komitetit Qendror të PKSh: “Duhet t’a fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin DE FACTO të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria, nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINË …” (1947)
***
■“Deputetët” tanë endè nuk e kanë marrë vesht se “nder tavolinat e Kuvendit Popullor” nuk flitet me hamendje, as me rrena apo si i thoni ju “shokë e zotrinjë” me “gjuhën e njësuar” pra, me gënjeshtra… Por, vetem, me fakte dhe dokumenta!
■Janë ba plot 25 vjetë që flisni per “pastertinë e figurës”! A e kujton veten o Sali Berisha, perballë të Madhit Isa Boletini në Shkoder…kur pate thanë: “Të gjithë jemi bashkvuejtës dhe bashkfajtorë, per çka ka ngja!”, dhe të gjithë duertrokitëm, tue “kujtue” se ti me të vertetë, ishe tue tregue të vertetën… A të kujtohet data, apo e ke harrue!? – Nuk janë aq shumë vite sa kujtojnë disa… Plot 25 vjetë, “para çlirimit të dytë!”…
■Mësuesi i juej, diktatori anadollak Ramiz Alia, Sekretar I i KQ. PPSh, President i RPSSh., ka mbajtë një fjalim në Byronë Politike të KQ të PPSh, në vitin 1989, në Tiranë, të cilit, me shumë djallëzi po vazhdoni ti përmbaheni ju pasuesit e tij, andrrimtarët e “rilindjes” së kasaphanës së re të Popullit Shqiptar. Ai ju la një “testament”:
■“Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjisaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqëve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë ne dhe pasardhësit tanë… ■Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë, por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë…
Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tona!”
***
■Si bre “burra”, po edhe 25 vjetët e “demokracisë s’uej” paskan kenë robni komuniste!?
… E prap tashti, po mendoni me fillue nga fillimi me “çlirimin e dytë”?!
■Të mjerët ata që do ti besojnë komunizmit e pjellës së mallkueme të Tij !..
■Edhe lumejt rreth Shkodres kanë ma pak ujë se lotët që kanë derdhë sytë e Nanave tona nga fjala e mnershme nder shekuj të shekujve: “Çlirimtarë komunistë”!..
Melbourne, 4 Gusht 2016
.
DASHURIA E PAMATË Nga: Eroll Velija Gëzuar! Gëzuar! Qelqi i gotave reflektonte dritën e hënës. Ajo dritë e reflektuar preku fytyrat mes shelgjesh, bëri të vezullonin, të praroheshin. Gotë pas gote rrekèllenin në gurmazë… po dehesha…ata ishin … Continue reading
Poems by Augustine Joseph Memory is a torn page Memory is a torn page And a bleeding feather Encroaching the wounds Inflicted on each other’s heart With love, care and hypocracies . Memory is a nocturnal song … Continue reading
Poesie di Rosella LUBRANO RESPIRO DI UN SOGNO Legasti i tuoi occhi cerulei a pensieri d’ Amore di limpida bellezza, scolpendo mille soli sulle pagine del nostro libro. E petali di sogni tra drappi di organza … Continue reading
Poesie di Pasquina Filomena HO SCELTO TE Ho scelto te, perché è di te che mi sono innamorata. Dei tuoi occhi che profumavano di mare, delle tue parole che davano un calcio alla vita, delle tue … Continue reading
Poems by Malek Saleh The Anthem of Agony Be with me, my Princess ! Do not fear On the walls of the soul you I’ve engraved since your love deep dived into the depths of mine … Continue reading
Poesie di Anna Costa WAKA Arde furore al fischio di un treno uomini stanchi di rose scolorite minestre riscaldate. WAKA Giorno d’estate è una mano tesa cuore di luce cantico tremolare fu la … Continue reading
Poezi nga Syrja Kurti Marr-dhënie Nëse ti kokën plot hir më tund unë bëhem Van Gogh dhe një pikturë të jap, nëse ti trupin tënd afron tek unë unë bëhem Mikelanxhelo dhe një skulpturë të fal. … Continue reading
Poezi nga Roula Pollard Lypset të mos harojmë! Lypset, të mos harojmë… ndërsa numërojmë të padukshmet, të pathënat plagët tona. Lypset, të mos harojmë plagët e luftës… plagë të plagosurish?! Po a mbajnë mend vallë toka … Continue reading