Poezi nga Xhemal Gora
TRËNDAFILA TË BARDHË
Jeta,
një tufë trëndafilash të mdhenj,
të bardhë…të bardhë…
nga rrënjë shekujsh,
rritur syve dhe fjalëve të nënës,
shpirtit të atit, që në fëmijëri…
Petalet rreth meje horizont…
aroma çdo ditë,
me vite,
ndjek e mbulon pas hapat me bardhësi…
Mirësia e gruas te fëmijët,
diell në jetë…
Ëndrrat qiejve të shpirtit, ag…
burojnë, gjithë dritë.
Hyjnë e ndrijnë pjekurisë së mbesave,
rreze ngrihen gjer mbi re,
fishekzare zbresin, si fustan gjigand nusërie
me emlema Ilire,
bardhësi e shpresë, për ne…
Larë në furtuna studimesh
në jetë të ruajnë freskinë.
Ëndrrat,shpresat vaditur djersë
çdo ditë,çdo orë…
Mes tyre,
rriten , lulëzojnë dhe degë dafine,
për gjuhën, amanetin, bashkimin e kombit,
Kurorë…
O trëndafilat e bardhë…
O shtrat i jetës sime…
Pëllumba në kaltërsi
Konxhe gjithë dritë dhe shkëlqim Mesdheu…
Buqeta me aroma të afërmish, miqsh,
heronjsh, kohësh…
Kujtimi të dhimbjes…
Malli…
Atdheu…!