POEZI E MALLIT DHE DASHURISË NDAJ ATDHEUT ( Vjollca Ajasllari- Koni:” TI, qindvjetësh”, Prishtinë, 2016 ) / Nga Sadik BICAJ

 

Vjollca koni 11

 

POEZI E MALLIT DHE DASHURISË NDAJ ATDHEUT      

( Vjollca Ajasllari- Koni:” TI, qindvjetësh”, Prishtinë, 2016 )

 

Nga Sadik BICAJ 

 

 

Vjollca Ajasllari – Koni është një poete e njohur nga Shqipëria. Ka lindur më 17 korrik të vitit 1964 në Grevë të Skraparit. Jeton dhe vepron jashtë atdheut, në Vjenë të Austrisë.

Ajo , deri më tash, ka botuar tri vëllime poetike : “ Bio” ( 1913), Poseidon, ky malli im” ( 2014) dhe “ TI, qindvjetësh” ( 2016), libër ky që doli këtë verë nga shtypi.

Vëllimi poetik “ TI, qindvjetësh” ka gjithsej  102 poezi lirike, ndërsa tematika kryesore e tyre është malli për atdheun, tematika atdhetare dhe ajo shoqërore.

Duke pasur parasysh se autorja e këtij libri jeton tash e sa vjet jashtë atdheut, një numër poezish kanë tematikë mallin e atdheut, me theks të veçantë mallin për vendlindjen e saj, fshatit Grevë të zonës së Skraparit ( Shqipërie Jugut) dhe të afërmeve të saj të lënë atje.  Konkretisht, kjo tematikë trajtohet në poezitë: “ Përtej mallit” , “ Mall”, “ Malli i vjetër”, Shikim i tretur”, “ Kam një thanë”, “ Mos je nga”, “ Uroj”, etj.

“ Bukuri përrallore më vodhi shikimin,

Aromë pranvere , një ndjenjë e ngrohtë,

Malli për Shqipërinë më ngacmoi shpirtin,

Mbi faqe më ranë disa pika lot. “ ( “ Shikim i tretur”, f. 96 )

Ose:

“ Në rrugën e jetës të njoha,

Kalimthi ndërruam dy fjalë,

Tani kaloi ditë e natë e heshtur,

Duke ndier mall, shumë mall.” ( “ Mall”, f. 55).

Krahas mallit për atdheun, vendlindjen, të afërmit e poetes dhe për në përgjithësi për njerëzit e saj të çmuar, në disa poezi i pershkon edhe ndjenja e dhembjes, si në pozitë: “ Dhimbja ka emër”,  “ Fjalë dhimbje”,  “ Pafajësi”, “ Jo gjithmonë…” , etj.

 

“ Dua të fshij lotin prej syrit

Edhe dhimbja të marr fund,

Një kurorë dafinë- ulliri,

Shpirtin tim ma bën të urtë.

( “ Përtej mallit”, f. 52)

Ose:

“Jo gjithmonë shkëlqen dielli,

Dhe pse zhegu përvëlon,

Reja gri e mbështjell shpirtin,

Zemra dhemb syri loton .” ( “ Jo gjithmonë…”, f.44)

Në faqet e këtij libri poetik, shprehet edhe vetmia e poetes, si në poezinë “ Vetmia”,  ndërsa prehjen e saj ajo e gjen vetëm në atdheun e saj, posaçërisht pranë bregut të detit.

E vetme bregut të detit,

Valët më bëjnë shoqëri,

Ikja ime atje larg,

Më sjell, trishtim e dhembshuri. ” ( “ Vetëm ”, f. 114)

Autorja e këtij libri, me theks të veçantë, trajton edhe tematikën atdhetare dhe me shpresë se edhe ajo një ditë do të kthehet në Shqipëri. Ajo, gjithashtu, i këndon edhe Kosovës, duke mos harruar këtu as  Çamërinë, sepse i konsideron si të një trungu. Të tilla janë poezitë: “ Aromë Shqipërie”, “ Kosovë”, etj.

 

“ Jam një cope jetë Shqipërie,

Rrënjët kam lënë atje,

Si manushaqe që pret prillin,

Pres kohën të jem në Atdhe.” ( “ Aromë Shqipërie”, f. 15)

Ose:

Dua të shkruaj për ty Kosovë,

Dertet hallet që t ’ i numëroj,

Njëqind vjet moj bijë e shqipes,

Barbarisht e uzurpuar.” ( “ Për ty Kosovë”, f. 82)

Pos tematikës së mallit ndaj atdheut dhe asaj atdhetare, poetja Vjollca Ajasllari – Koni në vëllimin poetik” TI, qindvjetësh” trajton edhe tematikën shoqërore.

 

 

Vjollca Koni 1

Vjollca Ajasllari- Koni

 

Kjo tematikë trajtohet në poezitë:  “ Evropë- nga pamjet e luftës në Kosovë”,  “ Fisheku në pajë”,  “  Ikja mbjell lot”,  “ Nënat”, “ Të ngremë dolli”, “ Rri këtu”, “ Pafajësi”, etj.

“ Çfarë kërkon më shumë Evropë?

Ja ku e ke fytyrën e krimit,

Kush harron këta barbarë ?

Kur fëmijët ia shkulnin nënës prej gjirit! ( “ Evropë”, f, 34.)

Ose:

“ Përulem para teje shpirt!

Me lot helm e zemër nëne,

Gjeje paqen në Parajsë,

Pafajësi e botës “ Moderne” ( “ Pafajësia”,  f. 77).

Autorja e këtij libri me një dashuri të sinqertë u këndon edhe bijve, vajzës dhe nënës së vet dhe vendasit të tij, shkrimtarit  Xhevahir Spahiut. Një dashuri e tillë  shprehet në  poezitë : “ Bijtë e mi”, “ Ti je ëndrra e shpirtit tim”,  “ Një varg për ty poet”, etj.

“ Ti je ëndrra e shpirtit tim,

Je edhe Dielli që trupin ngroh,

Mbi zjarrmi e sjell freskinë,

Si ujëvarë zemrën ma njomë.” ( “ Ti je ëndrra e shpirtit tim”, f. 104- bijës së saj)

Ose:

“ I trishtë  më vjen vargu kur shkruaj për ty!

Më djeg loti, dhimbje kam në zemër,

Nga Tomori një shkëndijë,

Vjen e ndalet mbi tëndin emër.” ( “ Një varg për ty poet , f. 73- Xhevahir Spahiut).

Për fund mund të them se vëllimi poetik” TI, qindvjetësh” i poetes Vjollca Ajasllari- Koni  është i pasur edhe me figura të ndryshme letrare, në veçanti me epitete, simbole, metafora, krahasime dhe antiteza, etj.

Gjithashtu, ky vëllim poetik  veçohet edhe me gjuhën dhe stilin që përdor autorja.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s