Poezi nga Marjeta Shatro

10309512_788556414517650_4258646343985521526_n

Poezi nga Marjeta Shatro

 

 

Kur shikoj sytë e tu…

 

I shikoj sytë e tu

përhumbur diku.

… dhe hesht,

Ti vuan nga mungesa ime

e më lutesh të shkruaj.

Eh! Sa më pëlqen,

kur lutesh ashtu .

Të dy jemi si nata,

pa fjalë e të yjëzuar.

Kur flet njëri

tjetri hesht

dhe kur flet ti

hesht unë.

Mjafton veç një fjalë e ëmbël

dhe ngazëllehemi si fëmijë!

E bukur loja jonë e dashurisë !

 

 

Në të tjera rrugëtime

 

Përtej dritares time shtrihet

një botë e vogël, e ylbertë.

… dhe qielli i larë nga drita e bardhë,

që mbështjell gjithçka.

Deti i kaltër e i thellë.

Feksje dhe farfuritje e mistershme.

Një vegim i jashtëzakonshëm.

Një vetëtimë hareje shkarkon flakërimën

e ngjyrimeve përthyerje drite.

dhe të dlirtin pasqyrim të shpirtit tim.

Shikimi im depërton tutje

në të tjera rrugëtime plot ëndrrash hapësirë.

 

 

Tinguj…

 

Ca tinguj pianoje bien përvajshëm.

Notat muzikore humbasin dritareve.

Akordet zgjaten pambarim,

historisë  së vjetër, dashurisë në amshim.

 

Një natë me mjergull mes fenerëve të qytetit,

nën pemët e zhveshura të shëtitores  shkretuar.

Ata të dy të kapur për dore,

rendnin e rendnin lumturisë së përjetshme.

 

Eh! Sa dhimbshme bie kjo muzikë!

e  prek me frymë të shkuarat kujtime

shndërruar sot në vargje poetike

e tingujt më të fshehtë, mbetur zemrës time .

 

 

Verë

 

Në kulm të verës,

Kur të gjithë flenë,

Unë vëzhgoj kopshtin,

që hesht në diell.

Ca zhurma të lehta vlojnë,

Lëvizje kandrrash e fluturash shumëngjyrëshe,

zukamë bletësh e grerëzash pa pushim.

Ndiej frymëmarrjen e bimëve,  që ajrit përhapen të heshtura

Hardhitë që mburren me vilet e rrushit.

Mollët që skuqin kokrrat në degë

e  kumbullat që janë mbushur nga frutet e pjekura .

 

Unë kënaqem duke parë nga dritarja

Përkund shpirtin në mallin e kohës humbur

e nga sytë më pikojnë lotë gëzimi.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s