Poezi nga Melaize Gropa

melazie Gropa

Poezi nga Melaize Gropa

 

 

Natë vere

 

Natë vere, hëna  ndrin,

ëndrrat  zgjuar përqafojnë.

Një e nga një po shuhen yjet,

shpresë e venitur më turbullon.

 

Shpirt i marrosur, tretur hapësirës,

veshur dritë,  sonte verbon,

hapur krahët madhërishëm,

të ëmblën paqe gjithkund  kërkon.

 

Fluturimit  këtë natë,

magjishëm dëshirave  ju dhashë jetë,.

Sa keq, sërisht agoi dita,

e pret i dhimbshmi realitet.

 

 

Në të kthjelltin liqin

 

Shkrirë qënien time në të qetin liqen,

Aty ku dielli heshtaz perëndon,

Pa zhurmën,  ku  fluturojnë pulëbardhat

Paqe, qetësi mbi ne mbizotëron.

 

Në pyetshi ç’mu desh për kontratë,

në timen modesti e faqet prush pa faj,

mbretërinë  e paqes, si pushtova,

s’ kam zë tu flas, s’ kam as fjalë.

 

Penë, urrejtjet pa hakmarrje

fundosur liqenit të thellë,

Bojë, lotë të fshehur shpirtit,

letërfirmosur në të paqtin liqen.

 

 

Braktisje

 

E braktisa shtëpizën e vjetër,

ika e mora arratinë.

mbi  lotë e vuajtje  lundronte

harruar e lashë pas shpine.

 

Çapitem ditëve të mia

me rrezet e arta  mbi krye

netëve nën hënë thur të bukurat ëndrrra,

i radhis në të magjishmit  yje

 

Të frikshmet mendime kur më presin udhën.

zemra e trembur përpëlitet nën gji.

me veten nis më e madhja  betejë

për të mos ju kthyer të vjetrës shtëpi.

 

Stuhi dëshirash e ndjenjash,

në  botën që shoh vetem unë

Si zog i hutuar mbetur udhëkryq,

Krahët këputur  ku udha  humb.

 

Guxova e ika larg

me përshëndetje lamtumire përhumbur

harresës i dhurova të trishtat  kujtime

një tjetër  jetë vetes vendosa ti fal.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s