Poezi nga Muhamet Mustafaj

muhamet Mustafaj

Poezi nga Muhamet Mustafaj

 

 

Ti s’ më tregove cila je

 

Ti s’më tregove cila je
as dje ,
as sot ,
ndoshta je ëngjell
a Semiramide.
ndoshta je ëndërr
që s’të kap dot.

Ti prapë s’më tregove cila je
mbi krah të bardhë,
mbi re të zeza ,
ndoshta je vjollcë,
ndoshta je shegë,
kokërr rrushi nëpër vreshta.

Ti prapë s’më tregove cila je
në ëndrrën time zure vend
flak që djeg shpirtin tim
apo valë liqeri mbi një breg
valë që tund brigjet
me ëmbëltim.

Ti prapë s’më tregove cila je.

 

 

Kalaja

 

Ca re te zeza, porsi nata e zezë
mbuloj aty këtu qiellin
e fresku i lehtë i mëngjesit
tund gjethët e blerta,
me gjithë flokët e verdha te qupëlinës
rëndojnë këmbët e lodhura
plakëzave të gurta,
nëpër rrugicën e ngushtë te qytetit,
ca zogj fluturojnë parregull
në horizontin e pafundtë
e duart e zëna me trashigimtar
vazhdoj rrugicës hap pas hapi.

Ç’ është kjo dridhmë, ofshamë, gjëmim,
tmerr, lumenjë gjaku, te shara
qe vinin nga lartë
dhe shkriheshin në trupin tim të hajthem.

Gurë, drunjë, zjarrë,
eshtra, ujë te vluar
trupa të pajetë.

Vëllëzër mos më vrisni,
mos më shani,
unë jam vëllai i juaj,
mos më merrni për egërsirë,
unë jam gjaku juaj, dheu, ujë, fryma, gur i kalasë,
më pranoni pas qindra vitesh,
si një shqiponjë e lënduar rënd,
do të ti puthë gurëzit,
murët,
duart e fuqishme,
do të të frymoj lirshëm,
do ti ngrisë duart lartë,
me gjithë shpirtë do therras o vëllëzërit e mi
këtu është Iliri.

Dhe zbres ngadalë i heshtur,
heronjtë e kalasë nuk do më lënë te qetë,
ndoshta as në varrë, as në varrë,
ndoshta as në varrë,
mos më lëni.

 

 

Sykaltër e ëndrrave dimërore

 

Seq më zbret, me fjollat e dëborës
sorkadhe e ëndrrave dimërore
rrëshqet, porsi vesë ballinës shkëmbore
yllneshë e mbrëmjes se hapsirës qiellore.

Pastaj ngadalë, do shtrihesh në gjoksin tim
porsi flusk flurore e dëborës së parë
siluetë e përqafuar, më ëmbëltim
në epshin e dashurisë më tërheq zvarrë.

 

 

Eh, kjo histori!

 

Eh,kjo histori
përrallë e vjetër e njerëzimit…
edhe bota këtë e di,
që është pjell
e mashtrimit.

Shitet,blihet,
falet,merret,
leckë e ndrydhur
luhet guri,rrokulliset
e prapë ngjitet e prapë ngritet
histori e vjetër.

Toka dridhet e përpëlitet
e verteta shkruhet rrallë.

Shkruhet me laps
me këmbë shlyhet
me gjak shkruhet
me ujë lahet
me këngë e darie
historia shpërlahet.

 

 

Akacie

 

Në bashqën e shtëpisë sime
akacie gjysmë e tharë
mes degëzave të çara
dukën ca re të bardha
ca të zeza,
ca lara lara
ndërkaq gjethët tundën nga erë e lehtë.

Akacie moj bukuroshe
gjysmë oazë
gjysmë shkretirë
në një trup,
në një rrënjë
çfarë ndodh akacie e shkretë
më shpirtë të vrarë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s