Statusi i martesës / Tregim nga Hyqmet B. Hasko

Statusi i martesës

 

 

Hyqmet Hasko- 2

Tregim nga Hyqmet B. Hasko

 

Stilema qëndronte përkulur mbi pezulin e dritares duke vështruar rrugën. Jashtë po nderej muzgu me hijet e tij të brishta, si një napë e stërmadhe.
“Edhe sonte u vonua dreqi, -mendoi ajo për të shoqin. Del dhe harron të vijë. Mbytet në gotën e rakisë si në një pus të thellë. Çfarë t’i bënte?! Kishin njëzet vite të martuar dhe kjo histori qe përsëritur qindra herë. Grindjet, potereja, shamata qenë bërë një simfoni e trishtë e jetës së tyre bashkëshortore.
Pothuajse çdo natë ajo e priste me zemër të ngrirë dhe ai vinte i rrumbullakosur, tapë, duke murmuritur, me një zhargon të trashuar nga alkooli gjëra pa kuptim, fjalë të zvarritura që sikur sillnin me vete duhmën e rëndë të pijeve të pëziera gjithanadej nëpër kafenetë e tymosura të Tiranës.
Jeta në familje pati pësuar një lloj çekuilibrimi dhe Stilema ndihej e stersuar, emocionalisht dhe shpirtërisht e stresuar nga gjithçka që po ndodhte midis tyre.
Shpesh grindeshin, ajo nuk e duronte dot, disa herë kishte komunikuar me prindërit e saj që ta ndante, pasi kishte frikë se mos gradualisht po kalonin në situata më të vështira e në veprime agresive.
Gjithçka tek ai binte erë alkol dhe ndërkohë që ajo bënte shamatë, duke e sharë me fjalor shtëpie, ai gromësinte dhe e zinte gjumi, ashtu të dehur tapë, aq sa nuk orientohej dot se ku ishte.
Priti e priti dhe ndërsa po kotej, në vorbullat e një gjumi të trazuar, ndien të hapej dera e avllisë dhe kërceu nga devani ku po rrinte gjysëmshtrirë.
Në derë u duk silueta e të shoqit, ashtu e kapërdisur në atë shkundjen butaforike që vjen nga alkooli. Këmbët i çonte zvarrë dhe trupi i lëkundej si kaike.
Ishte ora njëmbëdhjetë dhe qytezën e pati mbuluar një heshtje e thellë, kur ai hapi derën dhe hyri brenda në shtëpi. Kundërmonte erë alkoli, raki, verë e birrë të pëziera së bashku, shtoi kësaj dhe aromën e ushqimeve të konsumuara për të shoqëruar pijet.
Ashtu duke u lëkundur, nisi të bërtiste pa lidhje dhe theu disa gjëra. Së pari theu statujën e poreclanit që kishte kushtuar pesëqind euro dhe që ajo e pati marrë gjatë një vizite me shoqet e punës në Austri. Ishte stauja e një shenjtoreje dhe asaj i theri në shpirt ku ndieu rropamën e copave tek binin me një tingëllimë të akullt.
Më pas theu kompleksin e pjatave të reja që iu pati sjellë e bija nga jashtë shtetit. Ciflat e shpërndara në çdo cep të dhomës bënin një zhurmë të trishtë e kumbuese, si një sonatë e përzishme.
Stilema kishte vënë duart në kokë dhe nuk dinte se ç’të bënte me bashkëshortin e dehur dhe me veten e saj të traumatizuar.
Ajo bëri si bëri dhe e tërhoqi të shoqin e shtrirë sa gjërë gjatë dhe që shkumëzonte vrer drejt dhomës së gjumit, ku mezi ia doli ta shtrinte në krevatin dopio bashkëshortor.
Më pas, mori fshesën me korent, kovën me ujë, lëckën dhe pastyroi gjithçka, derisa shtëpisë iu hoq ajo aromë e rëndë dhe e krupshme që kishte lënë gjithëkund bashkëshorti i dehur gjer në alivanosje.
Ditën tjetër, kur u ngrit, burri mendoi se gruaja do të ishte shumë e nevrikosur me të dhe filloi të lutej që mos bëhej ndonjë ”luftë” midis të dyve.
Kjo gjë e kishte lodhur tmerrësisht, bashkë me pijen, me njollat në rroba, me erën e thartuar të ushqimeve “të prishura” në stomak, me atë kohezion të frikshëm që sillte me vete një gjendje gati patologjike, në të cilën ai notonte për shka të atij lëngu magjik…
Druhej grindjes dhe sherrnajës së zakonshme me të shoqen. Nuk do të ishte hera e parë që mund të ndodhte kjo gjë, ai e dinte çmendurinë e të shoqes dhe i ruhej asaj.
Nuk donte të shkonte në të njëjtëin rrugë të thepsirur e të rrezikshme, që mund t’i çonte të dy në greminë.
Kështu që, rrëshqiti si hije drejt kuzhinës, duke pritur me një lloj frike e ankthi përzier bashkë.
Ai gjeti një shënim mbi tryezë ….”I dashur, mëngjesi yt i preferuar është gati. Mua më duhet të dalë herët, sepse kam për të blerë disa gjëra, por do të nxitoj që të kthehem shpejt tek ty, shpirti im.Të dua …”
Burri vështronte herë copën e pusullës e herë djalin, që e kqyrte me një mirëdashje të lexueshme. Ai kishte mbetur vërtet i çuditur dhe ashtu në ankth e habi pyet të birin:
-A mund të më thuash, biri im, çfarë ndodhi dje në darkë…?!!
Djali iu hodh në krahë të atit dhe i tha :
-Kur mami u mundua të të çonte në shtrat, të të hiqte bluzen dhe të të rehatonte, ti ishe i pirë dhe i the:
“Hej zonjë, më ler rehat…! Unë jam i martuar!…”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s