E PASHOQE JETA KUR ZHGËNJEN (Неподражаемо лжет жизнь) Poezi nga Marina CVJETAJEVA / Shqipëroi: Maksim Rakipaj

Tsvetaeva

E PASHOQE JETA KUR ZHGËNJEN (Неподражаемо лжет жизнь)

 

Marina CVJETAJEVA

 

E pashoqe jeta kur zhgënjen:
Kalon çdo shpresë, çdo gënjeshtër…
Veç në çdo drithërimë që ndjen
Menjëherë e njeh: është jetë!

Si mbi thekër: tinguj, kaltërsi…
(Si gënjeshtër!) – vapë, valëzim.
S’ndihen dorëzonjat…rrojnë një qint vjet…
Gazmohu pra! Jeta të thërret!

Mos më qorto, mik, më bën më turp
Shpirt të magjepsur kemi në trup,
Ëndrrat mbi ballë na dallojnë.
Të mos qe kështu, pse këndojnë?

Mbi heshtjen tënde – libër i bardhë
Dhe mbi pohimin tënd të vrazhdë,
Ballin tim mbështes krejt e qetë:
Pëllëmb’e dorës është jetë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

 

Maks Rakipaj

Shqipëroi:  Maksim Rakipaj

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s