I kërkuan fjalës të heshtë
( Asli Erdoğan- shkrimtares turke të arrestuar nga policia)
I kërkuan fjalës të heshtë
dhe syve të vështrojnë në terr
errëtinë e djave të ndjekin,
e gjakun e martitëve të mallkojnë
në emër të hiçit që sundon
botën e mjerë të turmave,
ithtarëve,
që marrëzitë e liderëve brohorasin.
I kërkojnë shpirtit ngjyrat e jetës
të bardhën ta kthejë në të zezë,
si vetë mendjet e përbindshme të tyre,
që zhytet në kaos
e për çdo ditë
vdesin nga pak
shpresën e rilindur ,
lirinë,
të vetmen shenjtëri të dritës njerëzore.
I kërkojnë qiellit të fshehë yjet
dhe mëgjesit të mos lindë kurrë,
të enden ashtu në eter
pa formë,
pa jetë
habitatit të çmendurisë njëshit,
që s’ njeh hapësirë,
as kufij,
pa kokë
endur ftohtësisë akull
si hije,
zvarritur falsitetit moderrn.
I kërkojnë shkrimtares penën
të mos gërmëzojë ngjyrimin kohë
të mos mbjellë në botë shpresën
as harqe ylberësh të ngrejë
të heshtë …
… dhe vetëm të heshtë,
Trazimit të fateve njerëzore.
@sheleagron