FATET E ÇMENDURA HARRUAN PREMTIMIN / Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

14102103_1387314351297117_1041014814_n

Poezi nga Fatbardha Xhani Myslimaj

 

 

FATET E ÇMENDURA HARRUAN PREMTIMIN

 

Ajo që ti mban në duar

dhe shikon me çudi

Jam unë

Ndoshta e shëmtuar, ndoshta e bukur

Me sy të skuqur, të pagjumë..

Jam unë

Me thellesitë dhe cektësitë e mia,

si një gjethe,

që e le veten ku ta çojë stuhia…

 

Ai, që unë mbaj në duar

Je ti

dhe tërë dhimbja e krijimit

Dilema e ikjes

Poema e trishtë

e harrimit…

 

Je ti në duart e mia

Le të vijë stuhia…

 

Një fjollë e hollë më përkedheli mendjen

Kur të pashë,

m’ u duk si erë e zefirit që përkëdhel petalet rozë,

të lules në muzg

me pistil të tejngopur

Nga nektari i mangët i këtij dimri të pluhrosur.

 

Prek lehtë me mollëzat e gishtërinjve

Puhizën e verdhë

dhe ngjyej me të buzën e tharë nga malli…

 

E verdha epidemike,

që mjaltoset në hojet e qenies tënde

Sapo kthej shpinën të shkoj larg

dhe nuk kam kohë të pyes:

Nga vjen ti arome marramendëse

S’ është pranverë!

 

Nga vjen ti?

Nga ç’ pranvera të flakta

More rrugën dhe erdhe tek unë

Të më çmendësh

Të më besh të harroj…

 

Borë dhe zjarr,

Dua ti mpleks këto dy petale të kohës

Dhe të kem frikë nga harrimi

Të të dëshiroj e të kem frikë nga dëshirimi

Të prek

dhe të më djegë prekja

Të hesht

e të më flasë heshtja…

 

Dritën tënde

Të marr

e të ndriçoj rrugët e errëta të të panjohurës

e të më duket,

se prej kohësh i di,

se prej kohësh kam ecur aty,

se prej kohësh janë rrugë gjithë Dritë të jetës time,

sepse të risjell në tejzgjatjen e ditëve të jetës tënde.

 

Ditë fjalëshumë që nxjerr në shesh të fshehtat tona

Të qeshurat, gëzimet , mërzitjen e endrrës

Nën diell të ftohtesisë së këtij dimri…

 

Po na “vret” dielli

Dhe zili na ka errësira

Ajo është kot

Nuk e llogaritim,

sepse tani është ditë, Dritë

Këngë, frymëmarrje e thellë:

Nxehtësi…

 

Jeta është Dashuri!

Brenda meje shkelqejnë qiejt e tu

Të kthjellët

Të brishtë,

Linde në yllin tim të praruar

Shkëlqimin hyjnor,

që rrezaton vazhdimisht e vazhdimisht

dhe që nuk fiket kurrë..

 

Ne do ta presim kur të bjerë

Ndaj le të vijë kjo stuhi me pluhur hënor

Stuhi ere do jesh ti

Fletë gjelbërueshe unë

Le të të marrë me vete

Unë do të ndjek

Të vi me ty-do të them unë…

Më ler të të shoh medalionin e qafës

Të tëra “Të duat” janë në varg

Perlë e mbiepjes,

Margaritar i tejhumbjes…

 

Dhe ndërmjet tyre si tespitë

S’ do ketë harresa..

Qelibar janë kujtesat tona të florizuara

Si fosile mijëvjeçari

Të rrëshirës së amshuar,

Mbi lëvozhgën e ndjesisë së dikurshme,

që pikon si balsam në trurin tim të turbullt,

për t’u riformuar, kristaluar

Në ujëvarën e mendimit…

 

Por,

Mundet të mos ndodhë kështu?

E pamundur!

 

Atëhere do them se fatet e çmendura

Harruan premtimin..!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s