Gruaja që zbukuroi Botën! ( Nënë Terezës ) / Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

 

nene Tereza

Gruaja që zbukuroi Botën!

( Nënë Terezës )

 

Na ishte njëherë një grua në botë,

që veshur mbante një palë sandale të grisura,

në trup një mantel, me shami në kokë,

një zemèr që ngrohte, zemrat e braktisura!

 

Kto ishin fjalët që im atë më vinte në gjumë,

ai “përrallën” vazhdonte gjersa mbyllja sytë,

at’hërè qesh e vogël,e s’ kuptoja shumë,

dhe gruaja trupvogël, ish si shenjtëritë.

 

Kur u rrita, dëgjoja çdo ditë,

por tashmë nuk qe më, një përrallë,

flitej për të, nën zë dhe me frikë,

trupvogla grua,dhe luftën kish ndalë!

 

E kish nxjerrë prej saj një tufë fèmijë,

me trupin e vogël i kish mbuluar,

qysh at’herë mendova,..është shenjtëri,

dhe me fytyrën e saj u dashurova!

 

Gruaja që botën shëtiste me këmbë,

ndaluar kish, vendin e saj,

jetën e të varfèrve shtrëngonte me dhëmbë,

ecte pa fund, dhe botës i vinte qark!

 

Zemra i qau për vendin e saj,

aty ku kish lerë dhe jetuar fëmijë,

para saj u përul bota mbarë,

kufijtë ja mbyllën disa shpirtzinj!

 

Gruaja e “pasur” veç me një rrobë në trup,

e cila mbulonte pasurinë e fshehur,

nën mantelin e saj, ndodhej diçka e butë,

që emrin e kish, … “Zemër”!

 

Bota e tërë mblidhet sot,

ta quajë Atë,  Shenjtëri,

po ajo e shenjtë qe me kohë,

botës u tregoi, çdo të thotë: Dashuri!

 

 

Mimoza Leskaj

Mimoza Leskaj

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s