TY IKONA E JONË
(Nënës Terezë)
Ti ikona jonë u ngrite në legjendë
Lule Gonxhe të thonë
Dhe tek Zoti bëre vend
Endrra jote plot dashuri .
Edhe në mua dhe në ty.
Pa dallime në fe e ideologji
Ty të fali Zoti të mrekullueshmën njeri
Bota të njohu si Gonxhe në profil
Sa zemër dlire që ishe,vet trëndafil.
Vepra e jote që humane
Njerëzore e kombit me te bukur
E rrritës dhe dritës për të varfërit
Për secilin njeri ishe liri.
Gëzimi do na shtohet
Për shejntërimin tuaj engjëll
Nobelista e jonë je shëmbull
Se si duhet njeriu edhe në varfëri.
O sa me dhemb zemra sot
Kur zemra jote tek pushon
Gjithë shqiponjat të kërkojnë
Në Shqipëri ku shqipet fluturojnë.
President e lartëmadhëri
Emrit tuaj i bëjnë nderë
Gonxhja jonë një lulekuqe
Sa e çmuar e vlerë mbi vlerë.
Me shpirtin tuaj brilant
Shpërndave shpresë e miësi
Brenda e jashtë atdheut
Ti mbesë e Skëndërbeut.