KSULKUQJA N’GOJË T’UJKUT / Poezi nga Kaltrinë LOHAJ

14291674_1122802044474039_458420418113568299_n
  Poezi nga Kaltrinë LOHAJ

 

 

KSULKUQJA N’GOJË T’UJKUT

 

Ke marrë andrrat e mija

Me ia nxanë frymën dillit,

Po tutesh mos po merr jetë

Ajo kânga e vorrit tem,

Po unë zânin

Vetë e kam lidhë nyje

Për me kthy n’dhe

E unë m’e bâ shiun me lot

M’i rritë fijet e barit tem,

Tokën me mbulu me klithma t’mija,

Bjeshkë e male m’i gujzu,

M’u nis ngadalë pa bâ zâ

E mi kurriz t’tyne me shku

T’u nëm lisat, gurtë e ujin

Edhe zanat kam m’i kalu

M’u bâ fije bari mbi kryt tân

E me pushu nën hijen teme,

Me vazhdu gjumin e deks

Sytë me ia vnu toks,

E veshtë m’i shpu me shtizë furke

Mos me ta ni mâ zânin

T’u klith rrejshëm dashninë.

Dije se tash po e lâ shpirtin me shku

Aty ku jam unë

Ksulkuqja jote moti,

N’dham t’ujkut hallakat me gjuhë t’zjermit,

Me m’gjet përzi me jargë,

E ty po t’lâ sytë e toks

Që me shprush dheun me kujdes,

E grimcave t’saj me gjet trupin tem.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s