Poezi nga Arianita Hoxha

arianita Hoxja

Poezi nga Arianita Hoxha

 

 

***

 

Gjethet era i rrëzoi prishi kurorën vjeshtore
Ditet tekanjoze si puthje vajzash të brishta
Largohen shtatorit nga strehëza prindërore
E shpirtit mbajnë fshehur ëndrrat e fildishta.

 

 

Si ajo ditë

 

Verë duke pirë rreth zjarrit që drurët treti
Si sonte të kujtova ishte mesnatë me shi
Gota duarve thyer bërë copa-copa mbeti
Prej t`fundit puthje mbetur buzëve nga ti.

 

 

Po largohem

 

Vështirë të takohemi në të dy
Pik takimi u zhduk mjegulla e mbuloi
Po iki kuturu pa të parë me sy
Thua zoti me ndarje na dënoi

Vështirë të takohemi të dy
Sot përgjithmon po shkoj
Ditën e vetme do e nis pa ty
Kam frik të rri se të lëndoj

Cdo gjë tonën e mbylla në një letër
Shkruajta sa munda ca fjalë
Kujtim nga një histori e vjetër
Pa pendime pa asnjë më fal

Po iki zhgënjyer pa kuptim
Ty s`të pata kurr për vete
U mjegullua sot ky shesh takim
Semafor kudo qiell e dete

S`më mbet në shpirt asgjë e bukur
E vetmja bukuri ishe vetem ti
Humbe sic humbë një cast i lumtur
Sic veniten e vdesin mijra dashuri.

 

 

Në dritaren time

 

Cicerimave të një zogu sot u zgjova
Që druajtur trokiste në dritaren time
E njëjta këngë e bukur ndaj e njoha
Të voglin tek cukiste mbi thërrime

Dritaren ëmbël hapa të mos e tremb
E mes duarve me plot gëzim e mora
Jasht fryn e shpirti po më dhemb
Ndaj pran zjarrit t’ngrohej unë e cova

Mes dimrit vetëm mbeta e s’di se si
Nis e më tregon zogu tek m’afrohet
Krahët më sollën ketu vetem tek ti
Se qiellit në të ftoht jo s’fluturohet

Edhe folen ma rrezoi nga pema era
Dhe unë s’po gjeje e s’di se ku të rri
Dritareve fshihem sa të vij pranvera
E mëngjeseve e lumtur më shikon ti

E dëgjova dhe e lumtur i premtova
Ndonse pranvera akoma s’ka zbritur
Unë zogut me kashtë folen ja ndërtova
Në pemën më të bukur qiellit ngritur

Oh sa u gëzua i vogli zog aq shumë
Krahët rrahu e si era qiellit u largua
Eh mbas dritareve gjate e ndoqa unë
Tek fluturonte me krahët e praruar…

Dhe sec mu kujtua kur pranvera vinte
Dhe qiejt e mbushur plot dallandyshe
Mes ditesh plot gezim femijeria ime ikte
Eh !Sa bukur, ateherë ishte ndryshe!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s