Poezi nga Mirela Terziu

Mirela Terziu

Poezi nga Mirela Terziu

 

 

Të desha për ditë pa ujë

 

Lulet e kopshtit thërrisnin me sytë e zgurdulluar jetën

Të desha edhe kur më mohove lundrimin në det

Të desha dhe kur qiejt u përulën përpara meje se nuk mundesha më të ënderroja

Të desha kur dhuna recitonte  komedinë për shpirtin tim

Dhe kur vdekja u qetësua mbi mua ,dhe u bë qeraxheshja  ime .

 

 

Kërkoj dhe shoh

 

Kur krahët e erës ti marr,

Vjeshtën bashkë me gjethet,

dhe koha të tundojë

shikimin e saj,

unë do kërkoj ti mbledh

e të bej një mal,

dhe buzëqeshjet si penel

do vizatojnë natyrën

të shtruar ëmbël shkallë – shkallë

me zhveshjen e diellit në duar,

kërkoj dhe shoh gjithandej vehten.

 

Në detra me valë përgjumur

yjet zbresin të ngjyrosur nga hëna,

flasin me aromën e qetësisë së ëndrrës

Dhe aty, përsëri kërkoj e gjej vehten

si zog i mbledhur, i përkedhelur

nga krahët e tij

thërras një diell që ti heq cipën natës.

 

Paqe nuk do të kisha

nëse me deshirë s’do mbyllja sytë

e të lundroja në botën e bukur të së gjallëve.

 

 

Njoh Atë

 

Unë e njoh atë dhe mund t’ju flas

nëse doni ,për stinë me radhë

Ai është burri im i vetëm i ëndrrës

Aty bejmë dashuri, si për herë të parë

si për herë të fundit në qetësine e fjetur të natës

duke u dëfryer zhveshur plagët e ngrohta të kujtimeve si dy demonj

Aty më godit ballin me dritën e argjentë të hënës

si lak shtrëngon fytin e mëndjes sime të çoroditur

në atë dihatje përpëlitje duarsh kërkuar trupin tim

të sfinitur nga kjo agoni ethëse

A e shikon , se ç’të gjeti ty me mua?

Një jetë pa gjumë dhe një gjumë veç me mua

Dhe e pyes mendjen time të sëmurë

që gjithmonë më bën të dridhet

se ku i ka rrenjët , për të liruar zemrën!

 

 

Jehonë zëri

 

Po s’ dua të jem

një lule e tharë

pa ngjyrë , pa erë

në mes të një libri,

ku pluhuri dhe qetësia e motit

e kanë bërë të harruar , të vjetër,

të vuajtur me kapakun e trishtuar

Ku s’mund të dëgjoj

muzikën e jetës,

inatin e erës së brishtë

Ku s’mund të shoh

diellin e shpirtrave që dua pa ndalim

E shtrënguar nga një histori e vjetër

ku për tu ringjallur

ajrit i merr ankthin e shiut.

 

Dhe në  këtë faqe pa titull

burgu te bekuar ,

deklaroj emrin tënd

me thërrime shpirti

me një gjuhë të largët

këngë jehonë zëri

 

Po kur koha të pushoj së kohuari

të harroj ditët e saj të diellit

kur ngrica të mohoje  të vdesë

imazhet e psherëtimave të stinëve

Kush do ta kujtojë emrin tënd

O Perëndi e shpirtit?

 

Si ushtri yjet do vinë

të ngrenë në mbretëritë e kaltra

në një vend të panjohur, lisash diej

ku koha s’ka kohë

do ecim pa rendur

 

Dhe netët e gjata i shoh

jetimja unë

në një mjegull terri të frikëshme

e të pafund’

Unë xixëllonjë e diellit mbi valët e detit

gjallëri e gëzim i jap

historisë sonë e lotit të saj

Si vjeshta kur merr

ngjyrën e saj të zverdhur e të tharë

një atdhe me gjethe të rëna

dhe hapa nxituar

kurrë s’shkela atë që jetoi në vite

 

Unë i lutem shenjtorëve të pafajshëm

të të çojnë larg, lart,

të vallëzosh me yjet e mirësisë e të shpresës

 

Pastaj do ulem ,

të lumturohem me yllin tënd

kur puth lulen e tharë.

 

 

Pse më rri me hundë sot flutur e mbrëmjes ?

 

Shko pa frikë në tokën e xixëllonjtë

Tako zotin tënd të madhërishëm

Dëgjo tingullin e detit që drithëron flatrat e tua

E psherëtimat … valët e tij

Foli , këndoji , dërgoji shpirtin tënd të rreshkur

Të bëj dashuri me buzëqeshjen e tij dhe të lulëzojë si dita…

Konteshë e ujërave të fjetura

Puth e verbër qetësinë e  vdekur të këtij tempulli

Shkeli valët e vdekjes udhëtare e natës

Ti shiko , e mos humb drejtimin e farit.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s