FALEMINDERIT PAPA FRANÇESKU ! / SHOQATA JONË ” Papa Klementi XI Albani“ MBAN ME KRENARI EMRIN E PARAARDHËSIT TUJ

f-1

 

Për :  SELINË E SHENJTË    1 (1)

Shkelqësinë e tij, Papa Françesku

  V  A  T  I  K  A  N

 

Lënda : FALËNDERIM

 

FALEMINDERIT PAPA FRANÇESKU !           

SHOQATA JONË MBAN ME KRENARI EMRIN E PARAARDHËSIT TUJ

 

 

Shkelqësia e Juaj, Papa Françesku!

 

Më 4 shtator 2016 nga Sheshi i Kishës së Shën Pjetrit, para të gjithë botës paqëdashëse JU na bëtë edhe një herë krenarë ne shqiptarëve, posaçërisht ne mergimtarëve shqiptarë, që shtypjet, padrejtësitë dhe konfliktet na degëdisën nëpër botë, kur shpallët motrën e nënën e dashurisë, Nënën Terezë – Shenjëtore.

Fjalët Tuaja të ngrohëta, të fuqishme dhe aq njerëzore do të ruhen nga brezat e ardhshëm.

Shkelqësi! Selia e Shenjtë ishte zëri i arsyes, dorë e shtrirë paqëdashëse, dritë e shpresës për popullin shqiptar gjatë territ bizantin, ndër shekujt e robërisë otomane dhe të periudhës së përgjakshme komuniste. Ju, asnjë herë nuk na e kthyet shpinën dhe në çastet më të vështira nuk ndjeheshim kurrë të vetmuar.

Shkelqësi! Shoqata jonë me krenari mban emrin e paraardhësit Tuaj, Papa Klementi XI – Albani, i cili është me origjinë shqiptare nga Laçi i Kurbinit në Shqipëri.

Ne erdhëm në veri të Evropës në periudha të ndryshme, ku hasëm në njerëz me zemër të ngrohtë, me ndjenja njerëzore, të cilët na e shtrinë dorën e ndihmës, të mirëkuptimit dhe mikpritjes së buzëqeshur, ku edhe Kisha Suedeze dha kontributin, përkrahjen dhe bëmirësinë e klerikëve dhe të besimtarëve të saj.

Sot, ani se i lutemi Zotit në forma të ndryshme, si në atdhe, ashtu edhe në mërgim, shqiptarët muslimanë, katolikë e ortodoksë, punojmë, krijojmë dhe jetojmë në harmoni me popujt e tjerë të Suedisë dhe gjetiu.

Shkelqësi! Edhe sot, me këtë rast solemn e të rëndësishëm, duam të Ju sigurojmë se, në krijimtarinë tonë, me asnjë fjali, me asnjë gjest, nuk shprehim mosdurim, përçarje apo, ruajna o Zot, urrejtje ndaj askujt, bile as ndaj atyre që na bënë keq, na bënë padrejtësi, krime dhe pogrome gjatë periudhave të ndryshme.

Krenohemi si pasardhës të Konstantinit të Madh, i cili zyrtarisht shpalli krishtënizmin fe të barabartë me të tjerat, me Shën Jeronimin, si njohës dhe përkthyes i Biblës, me Papa Klementin XI – Albanin, me Gjergj Kastriotin  – Skënderbeun, të cilin Selia e Shenjtë e pati shpallur “Luftëtar të Krishtit” dhe mbrojtës të Krishtërimit, me radhën e misionarëve e martirëve të krishterë në rrugën e Jezu Krishtit, por më së shumti sot, me Shenjëtoren TEREZË, që ju e kanonizuat duke e ngritur punën, angazhimin dhe dashurinë e saj në piedestalin më të lartë para tërë botës paqëdashëse.

Me besim në Zotin, pasi ne të gjithë jemi krijesa të tij dhe tek AI do të kthehemi, sot JU shprehim admirimin tonë të lartë për JU personalisht, për Selinë e Shenjtë dhe për të gjithë besimtarët e pasuesit tuaj vullnetarë kudo nëpër botë në shërbim të paqës dhe të mirëqenjës së të gjithë njerëzve të globit.

Prandaj, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi (SHSHASHS), JU shprehin falënderimet më të përzemërta për angazhimin Tuaj, që shpallët  shenjëtore Nënën Terezë (Gonxhe Bojaxhiun).

 

ZOTI JU BEKOFTË!

 

 

Hysen ibrahimi

Kryetari i SHSHASHS,

 Hysen Ibrahimi

 

________________________________________________________________________________________________________________

Shoqata e Shkrimtarëve,        Nr. Organizativ :  E-Mail:                          Adresa:                  Kontonumri:

dhe Artistëve Shqiptarë            802463-7921           http://klementi.se/                      Hysen Ibrahimi                   161-3587

„Papa Klementi XI Albani“     +46 (o) 431-450817                hysenibrahimi@hotmail.se     Metallgatan 21 B                 SWEDBANK

Suedi                               +46 (0) 7 37663756                koli284@hotmail.com            262 72 Ängelholm-Suedi          +46(0)739961480

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s