Cikël poetik nga vëllimi ” Ankth dashurie” i autorit Koço Qorri

Posted on September 10, 2016

0


koco qorri

Cikël poetik nga vëllimi ” Ankth dashurie” i autorit Koço Qorri

 

 

NJË SHPIRT VIRTUAL I ROBËRUAR

 

Pak i zhveshur, i shtrirë me lukun e shpenguar,

Nervozizëm fisnik dhe me kafe të përgjysmuar.

 

Ky ishte portreti që unë aty pashë,

U mrekullova prej feminitetit dhe aty e lashë.

 

Ti kishe një brenge, një ankth të patreguar,

Si një hyjni e derdhur, me fatin të mallkuar.

 

-Ik, ik,- me refuzim sikur me thoje,

-A s’te mjafton o i pashpirt që zemren ma lëndove?

 

Por nuk isha une, ai fatlum apo fatzi,

Që helmin e brengës e derdhi te ti.

 

Ç’të dënoi, ç’të lendoi, a mundesh të ma thuash,

Gjithë botën do ta jepja që ti të mos vuash.

 

Mos u mundo në ëndrra virtuale mik i huaj,

Ajo qenie e pikturuar dashuron që të vuaj.

 

Ai shpirt perfekt i baltuar në liri,

Në këtë botë të mrapshtë i lënduar do të rri.

 

Se ato vetëm bindjes nënshtrimin ia pranojnë,

Veç si skllave të dashurisë dhimbjen e durojnë.

 

Aty ndjeva se me ç’krenari transmetohet nënshtrimi,

Ç’është bukuria shpirterore, kapja dhe tundimi.

 

Po të le mike peri, nuk po të hyj brenda,

Shuaji andrallat që të kanë pushtuar në ëndrra.

 

Ta dish, ti tërheq në udhën e përparimit,

Rojtare e ndjenjës në botën e trishtimit.

 

Dhjetor 2013

 

 

JETË

 

Formule e shenjteruar.

Per sa shoh dhe mar ngrohtesine e diellit

Eren dhe shiun e bekuar

Kalvarin e henes ne mbreterine e yjeve,

Qe na mbajne gjalle kureshtjen,

Per misterin qe na pret,

ne mbreterine e qiellit.

 

Fle i sunduar nga pushteti i ëndrrës,

Zgjohem e ditoj në strehen e ankthit,

Për të kapur skajet e asaj që synoj,

Në tollovine njerezore.

 

I dorëzuar në botën e ndjenjës,

Më përfshin

Më mrekullon

Dhe më vdes dashuria.

Vlerë hyjnore e zbatuar,

Zhvlerëson ritmin e ditë-natës,

Me shije sipërore.

 

Përditë bëlbëzoj në buzë

Tingujt e shpresës,

Si kreshendo e përpjekjeve,

Që mprehin arësyen e racës tonë.

Tek përpiqen të fisnikërojnë,

Revanshin e mbijetesës,

Racional në vetën tonë.

 

Edhe pse ndiej trysninë e normave të Zotit,

Të cilat duhet ti them e ti bëj,

Paçka se prej së largu ndihet kutërbimi i dogmës.

Por edhe i dua,

Mendja jonë do ende kujdestari,

Se jemi minorë.

Përpiqem të gjej kuptimin e jetës,

Përjetësisht gjuetar në ndjesinë e një pune të mbaruar,

Që të çon në maja ku kundron botën,

E të shtyn më tej të karikuar,

Sekreti që të zhyt në lumturi.

 

Kësaj i shërben përpjekja jonë,

Me gjithçka dhe me veten.

A ndjej që frymoj dhe mendoj?

Mrekulli mbi tokë…

Jetoj.

 

Dhjetor 2013

 

 

VALLËZIM NË TEMPULL

 

U bë një vallëzim në tempull të vjetër.

Një tempull madhështor,

me frike të rrënuar,

me gjuhë të vdekur, veç asaj që ishte.

Një grup bërthame e ngjeshur e sundoi ritmin,

ritmin që pulsonte një energji supreme të kontrolluar.

Koka, trupi, gjymtyrët sinkron në hapësirë,

universi vertikal.

Duart lëviznin në ajër, sinjale në yjësi,

këmbët puthnin dhe mohonin tokën.

Dukej, fizikja ushqente psiqikën me frymëzim revanshi.

Ofensivë e triumfit të jetës.

Elita në gjysmë drite ndiqte spektaklin

Gurët e braktisur sikur ndiqnin me sy.

-Gjetët vendin e duhur për të thënë atë që doni,

por ata që ju nderoni pari, i njohim,

janë si myshqet mbi ne,

e dimë metaforën, e pamë:

Idetë frymëzojnë veprimin,

e veprimi gjeneron ide.

Grupi në këtë qerthull notonte.

I ngritëm tempujt,

u pushtuan nga ata,

se në fillim ndoqën progresin pastaj e vranë.

Pastaj i braktisën ata si relike.

-hej, a e ndjeni ç’ndodh kur s’i shërben jetës?

Jo po ta dinë dhe pasardhësit.

ata që ndihen fuqiplotë,

se na kanë mësyre mendjen me utopi rrenacake.

Mesazhi është horizotal

Në emër të jetës.

“Ne nuk s’fidojmë,

ne jemi vetë sfida”.

 

Dhjetor 2013

 

 

KËTË NATË…

 

Sot brodha neper nate,

Mora këmbët

Ngarkuar me ide.

Errësirë e ftohtë,

Një kthjelltësi si thikë.

Vetëm unë në ecje.

Rrugë të gjera,

Pa monopate.

Ndriçim më se i mjaftueshëm.

Fishkëllima me rezonancë të lartë.

Ndërmarrje jo të zhurmshme,

tmerrësisht produktive.

Me superprodhim, nga superenergji.

Qenie s’pashë,

vetëm disa specie të paidentifikueshme,

që largoheshin me shpejtësi,

me vëmendje në trajektore e askund përreth.

Kafshët klasike çapisnin të lira,

të tredhura në ndjesinë e mbijetesës.

Çdo gjë e përshtatur,

shumë liri me dashuri të komanduar.

Një perfeksion i frikshëm.

 

U binda:

‘Atë që gjykon ti o njeri e bën’

Më mori malli për vetën e parë.

Dukej sikur s’ndjehesha më biologjik.

Eeh ç’i bëra vetes.

E ndjeva se ç’ishte progresi në nevojë,

një dhimbje e vazhdueshme.

Ndoshta përparimi i çliruar nga prangat e vetvetes,

është i shëndoshë,

se racionalja do sundojë makutërinë.

Ndjeva që këmbët po më mërdhinin,

se kishin rralluar alternimin në asfaltin,

ku ndriçimi i rrugës jepte imazh të akullt.

Një përjetim i dyzuar,

Në këtë natë të ftohtë.

 

Dhjetor 2013

 

 

PERËNDIM I DËSHIRUAR

 

Masa e “florinjtë” që qielli s’e mbajti,

si sferë gjigande e pambajtur u var.

Në tejqiellin që s’matej me sy.

Horizonti u shpërfaq i kuq si zjarr.

 

Si nxituar, rrëmbyer nga pasioni,

se fund-dita brilante ma zgjoi ndjesinë.

Me mendje të ngutur ndoqa ritmin,

E ndërseva muzën, tentova arratinë.

 

– Ç’i shtyn përjetimet në padurim,

Nuk ka ankthe nga ato që mendon.

Kjo ditë riciklohet, risi pambarim,

koha vetëm për ty o mendimtar vrapon.

 

Në meditim të lirë zbulo atë që do,

jeto endrrën, çmontoje në fantazi.

Mos u tut, pa ngurrim sulmo,

sikur koha të kthehet në përjetësi.

 

S’ka orar në ritualin natyror,

veç njëtrajtësi e riprodhuar.

Koha nocion i ndërtuar për ne,

me ciklin tonë biologjik e fiksuar.

 

Ai çast që po mbyllte ditën me një shfaqje perri,

Si një prizëm që përthyen ndjenjë dhe dashuri.

 

9 dhjetor 2013

 

Posted in: POEZI