Poezi nga Demush Mehmeti Dema
NDIHEM I ZBRAZËT
Sado që flas pa pushuar
Me grumbuj fjalësh të renditura në varg
Prapë ndihem i munguar e i zbrazët
Për një fjalë zemre që mungon
Fjalë e shumë dëshiruar
Madheshtinë e shpirtit dua ta përshkruaj
Me gjithë dashurinë e bekuar
Dhe më të madhërishmen, ditën e gëzueme
Vjen e shëndritshëm errësirën çan
Sado të jetë e vapullueshme dhe e vranët
Vjen frymë e re, shpresë të pashueme e kam
PO IKI
Dhe një verë po ikën
Ditët e mbetura po i numëron
Sa do e mirë të ishte
Rruga mbarë i qoftë, le të shkojë
Pafundësia hapin pren
Dhe ecjen e kohës ndal
Do humbë arsyeja, kuptim s’ka !
DASHURI E PA KUFI
I kam bërë gjoja do vite,
sikur kam fillu të zhburnohem
Të bëhem burrë i lig e i keq
Ma s’ po e kontrolloj lotin
Jo as hidhrimin tim
S’ di pse më ndodh kështu
I tillë s’ kam qenë kurrë
Po të rrotullohej toka s’ më dilte loti
Si do që më qunin të tjerët
Në veten time ndihesha burrë
E di loti nuk është ligësi
Jo, as nuk ishte kurrë
Dhe kur nuk e nxjerrim jashtë
E strukim thellë në brendi
Është mëshirë në zemër njeriu
Melhem dhimbje, rrjedhë për dashuri
DHE NË HESHTJE
Po ta thashë se të dua
Mos më merr për të krisur krejt të marrë
Mendje e dalur fillit fytyrë e përdalë
Ti më quaj ashtu si të duash
Nuk merakosem kokën nuk do e çaj
Do më dhimbset frymë e harxhuar
Kur të dua dhe në heshtje, krejt pa fjalë
FAJTOR JANË ATA
Për çdo ditë
Sa e jubileu festohen në Kosovën tonë
Ngjarjet e kaluara shënohen
Plagët i numërojmë
Gjithë pa dallim
Kerkosemi lavdërohemi me fjalët pa karar
E liga sotme themi zgjidhje s’ ka
Veten e quajmë të pafajshme
Të pagabueshme
Si përherë gabojnë dhe fajtorë janë ata!
TË NA PRINI
Flini o ju të pafjeturit e natës
që pjellë e fantazmës së ligë pa gjumë lënë ju ka
Flini ju flini, por gjumë këtij si thonë
Zgjohuni ju ëndrruesit e ëndrrës së bukur
Mbi shpatullat tuaja të hidhni barrë
Zgjohuni të na prini më tuajën dritë ndriçuese
Gjithë bashkë të ecim rrugës së mirë e t’ mbarë!