Poezi nga Sofia Doko Arapaj
Pluhur drite
Më merr malli,
me mbështjelle,
gjer në çmenduri,
ç’ farë rënkimesh,
më ke mbjellë,
e nuk gjej qetësi …,
Vij vërdallë,
si pluhur drite,
mbes në syrin tënd,
mos ngri dorën,
oh, të lutem,
sa të bëj pak vend…
Dinosaurët e fundit
Buzëqeshja u përdhunua…
Nesër do të lindin këlyshet e djajve…
Trishtimi po luan me Sizifin,
shkëmbinjtë përsëri ne vend…
Mos lufto kot…
po, thuaj: Po dhe me buzëqeshje,
-Ndrysheeee…, këlyshët kafshojnë nënën….
Bisedë me luledredhëzën
-Eh, sa keq,
dhe pa shpresë,
Po vyshkesh,
përmbi,
rrethin e ndryshkur,
të kësaj teneqeje…
….
Në thatësirën,
buzëplasur,
të dheut të huaj
Kacarravirrem,
aq dhimbshëm…
Rreth meje..
Akropoli
Qaj o qaj, e bukura statujë,
të bjerë lot i mermertë,
të qeshësh përsëri,
të shkoj t i flas një mjeshtri,
të t’ puth majën e këmbës,
këtu ku të kanë vrarë,
të të çelë një thua i ri…