Poezi nga Skënder Lazaj
VJESHTË
Ca mendime bien si pika shiu
në liqer të shpirtit krijojnë oaze
syrit veç imazhi yt më mbiu
dhe ca lot të shoqëruar me saze!
Ca kujtime bien si gjethe vjeshte
oazit të zemrës dergjen ato
papushim e shpojnë si maja heshte
ndaj në çdo regëtimë, rënkon ajo!
Disa çifte dashurohen, nën shi
disa derdhin lotët si shi vjeshtak
disa të tjerë jetojnë për dashuri
disa dashuri vdesin, pak nga pak!
Skënder Lazaj