Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

dhimiter kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

 

NDJENJË

 

I pafuqishëm ndihem
të vrapoj
që të dhuroj manipulime?…
Mos më kërkoni
në varfërinë e shpirtrave
nuk udhëton
një shpirt, fisnik
nuk po tenton
kumar, mbi sakrifica
dashurish
më vriste diellin!…
Ma linin
si mbi një vepër letrare
tipografike
a ndjenjë mes vlerash
parësi?…
Shpirtin, nuk mundem
nuk mundem
kumarit tuaj, ta dhunoj.

 

 

GUXIMIT

 

E munda natën
mes besimit
shtrydhja çdo hidhërim!…
Dhe një guxim
i shmangur
i errësirës mbushur
fizikut?…
Si mund ta thyej
ta provokoj
fisnikes?… Nuk mundem
as mundet
dhe pse qëndroj
zgjatimeve të saj
mbesin
hijet!… E riciklimit
nuk gërshetoj
nuk mund t’i gërshetoj
mendimet ?…
Ja lija dritës aty!…
Po depërtoj.

 

Dhjk©13-07-2015

 

 

MBI PSHERETIMAT

 

Therëse kjo dashuri
coptuar
tingujsh!…Më linte
veç psherëtima
heshtjesh të lodhura
të rrudhura
buzëve?!… Fjalë e harruar
e pashprehura!…
Arsyes humbur edhe ajo
tronditur
në zjarre shpirti
si ta ftoj
duelet e heshtura?…
Vrasin!…
Dhe psheretimat e saj
kaotike
shpirtit mes njerëzores
që themi!… Se jetojmë.

 

Dhjk©01-07-2015

 

 

GJENDJE

 

Shpirtin kërkoj
gërryej..
mundim, mbi trupin tënd
rri gdhendur.
Ai?… I derdhur në krijim
dritës
së ndezur!… Si stoli
S’ta rezervoj
as si rrëfim kur matem!…
Mes mundimesh.

 

Dhjk29-07-2014

 

 

DRITËPLOTË

 

Thirrjet e shpirtit
i prita
dritëplotë, aty, ku gjumi s’ linte
gjurmët.
Gjurmët e thirrjeve
më provokojnë
sonte
ç’do gjë tejkalonte
dhe faljet
mes foljeve oh!… Ato?…
Demostrojnë
dhe denigrojnë, gjumin ndersa
ndërmjetësia
mes ndjenjave, më linte!… Me lidhjet
e intimitetit
që më provokonin, gjumi.
Gjumit?…
E zboja… Hënën për të patur
dritën tënde
aq të plotë, ku psherëtimat
që lije ledhatonin
shpirtin!… E shikoja të lodronte
dijeve!…
Prezantonte mundësitë që më afroje
psikoanalizës!…
Më lije si një lodër të pranoja
Çdo fshehtësi!…
Fshehtësi përmbanite, çdo fjalë
dhe në ç’do fjalë
më mbeti, aq ëmbëlsi mbeti
si shije
më mbeti sonte vetëm!…. Kalimtare
s’e pranoj..
S’ mund ta pranoj natën kur
zemrat thërrasin
kohën e humbur të dritës!… Me fto.

 

Dhjk ©16-08-2015

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s