Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Sofia doko arapaj - 1

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

 

Eja

 

Eja, fati im, të notoj në dritë,

Aty ku asnjëra s’ preku mrekullitë…

Sa vështirë e paskam, sytë hapur t‘ i mbaj,

Oh, rënkim i bardhë, në dritë i pafaj…

 

 

Dy pikë lotë

 

Një valle vllahe, dua të kërcej,

valle që s’ ngjan me asnjë në

botë,

të çlirohem krejtësisht,prej

tingujve të tjerë,

Me falni, më rreshqitën,dy pikë

lotë…

Dua t ‘i hedh poshtë këto rroba,

një fustan deri tek këmbët

të mbaj,

flokët e gjatë ,të ulen përmbi supe,

me shami në kokë, gjyshes

t’ i ngjaj,

sipas klarinës këmbët pastaj,

ti hedh,

dalëngadalë, se mos shkel

lulet në lëndinë,

edhe pse s’ ka përreth që

të kërcejnë,

do t’ u tund në ajër unë

shaminë…

Më falni, më rreshqitën dy pikë

lotë…

 

 

Zonjës së bukur

 

Këtë zonjë të bukur,

me ngjyrë kurbeti,

e fola njerkë,

dhe njerkë mbeti…

Dhe unë femije,

pa hënë e yll,

pse zogjtë thërrime,

hëngrën në pyll,

Humba rrugën,

dhe gjuhën time,

në gojë mërgimi,

mbeta thërrime..

 

 

Endrrat

 

Turbull në trurin tim gjithçka,

Përse nuk njoh as ty, as veten,

Pikojnë lot yjesh mbi fustan,

Ëndrrat të pastreha mbeten…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s