Poezi nga Mimoza Çobo

 

Mimoza cobo - 1

Poezi nga Mimoza Çobo

 

 

ZONJA DASHURI

 

Zonja dashuri veshur,me shall sharmant,
të mbështjell si foshnje,me pelena fllad,
kur zemër’ e saj lëndohet ikën sa më larg,
imazhi endet heshtur si një shpirt i vrarë.

Ti zonja dashuri lind,si lind rrezja e diellit,
çel lulëkuqe maji perëndimeve të artë,
kë s’bëre për vete,e se ngjite drejt qiellit,
kush s’qau e qeshi kur e bëre me krahë.

Zonja dashuri,moj zonjë e lehtë si pënd,
fillon si një lojë dhe pastaj të çmend,
kë rrëmbeve ti e s’tha;Më le pa mend!
Zonja dashuri,ty kush s’të thuri këngë…

Me fllad përkëdhel si puhizë tropikale,
pa pyetur shpirtin, rrëzon e çel petale,
mjafton veç një prekje,një afsh fluturak
e ti rrjedh venës,shije mjalti,a farmak.

Melodi jote zhubros çarçafe me afsh,
një tingull ndjek tjerin,drejt e në parajsë,
lëkurën përcëllon,me kongjinj mëndafsh,
se njeh më veten,e s’di kush je më pas.

Zonja dashuri veshur,me shall sharmant,
të mbështjell si foshnje,me pelena fllad,
kur zemër’ e saj lëndohet,ikën sa më larg,
imazhi endet heshtur si një shpirt i vrarë.

 

 

NJË GRUA TË ÇON NË PARAJSË…

 

Një grua ta ndryshon jetën,në një çast,
dashurinë e shpirtit ta qëndis si frak,
të thotë me butësi;Parajsa fshihet me lart.
E ti puth kolonat e mermerit si i marrë.

Një grua ta rrëmben zemrën me takt,
të lidhë skllav, pas bukurisë së saj
dhe krejt papritur,harron të bësh një pakt,
sipër lëkurës sharmante humbet si valë.

Një grua në çast,bëhet ëngjëll e djall,
të fut ndër kthetra si zog të ngratë,
me qerpik të afshtë kurmin tend përflak,
e ti pa kuptuar pëshpërin;Oh gratë!…

Një grua ta ndryshon jetën në çast,
nëse je vagabond të bënë qengj manarë,
të rremben,me ritmin e zemrës së saj,
e ti zbret memec drejt lëkurës së bardhë.

Një grua ta qep vdekjen me syn’e vrazhde,
supeve të vesh pëlhurën merimangë,
pastaj,buzës së tharë pikon gjoksin me afsh,
e ti thua;”Ah,grua,qe mbyll e hap plagë!”

Një grua është zanë e heshtur nëpër natë,
është ves që rrëshqet mbi qeliz’të tharë,
e ti ngjallesh qeshur,trishtuar vdes ngadalë,
mbi fytyrë të rrudhur,a pikturë të artë.

Një grua të bënë dashnor,për një natë,
kur lëkurën zhvesh si shega në fllad,
ta servirë gjithe qejf lakuriqësinë e saj,
e ti,i rraskapitur pyet;-Zot,ku jam vallë?!

Një grua të bënë të derdhësh lotë në çast,
Të ndjelle me frutat e kopshtit parajsë,
dhe lotin putheron me çmendurinë e saj,
çel sensualisht,pavarësisht moshës që ka.

Një grua mund të bëj të çmëndesh në çast,
të pushtosh Edenin zhytur nëpër pjalmë,
me mollëzën e gishtit lyen buzën avash,
e rrëkezës së saj,vdes e ngjallesh prapë.

NJË GRUA…
Ah, një grua ta ndryshon jetën në një çast,
dashurinë e shpirtit ta qëndis si frak,
të thotë me butësi;Parajsa fshihet me lart.
E ti puth kolonat e mermerit si i marrë.

 

 

PO NUK DESHA VET,TI NUK MË PLAK DOT!

 

Mos më thuaj ti moshë ,me zë të mekur;
Se rrudhat nëpër vite t’i kam ngrënë,
As ti, nuk më pyete,kur i pikturove qeshur,
e unë,me ujë petalesh,i fshiva një nga një.

Të kujtohet ç’më the një vit më parë?
Kur gjethet të bien prej flladit vjeshtak,
do filloj të vjeshtojë kaçurrelat në ballë,
ja, së shpejti,pak nga pak do të plak…

Dhe erdhe sërish të vjeshtosh mbi flokë,
oh,sa u trishtove,se s’vjeshtove dot!
Zbrite nën qerpik,qëndise rrudhë të fortë,
per pak vjeshtë te artë ka lezet kjo moshe.

Por ti ke një të keqe e s’ndërron zakon,
po rrudhose shpirtin,s’ka zot që të ndalon.
Dhe unë e di,ti do vjeshtosh e dimerosh,
por,po nuk desha vet,ti nuk më plak dot!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s