Shqiptari me Medalje Ari, Doktor i Shkencave në Inxhinieri Mekanike në Estoni. /

Shqiptari me Medalje Ari, Doktor i Shkencave në Inxhinieri Mekanike në Estoni.

 

 

fatime 1

Nga: Fatime  Kulli

 

Është pikërisht, Klodian Vasil Dhoska nga Tirana, i cili përfundoi studimet shkencore me Medalje Ari DOKTOR i Shkencave në Inxhinieri Mekanike tek Universiteti Teknologjik i Talinit në Estoni.

 

Janë botuar mbi 30 tema shkencore të publikuara në libra e revista shkencore ndërkombëtare, nga ku Klodian Dhoska disponon studime me vlera shkencore botërore, të firmosura nga akademikë e shkencëtarë botërorë që nga USA, Gjermania, Finlanda, Çekia, Italia e tjerë.

Me punën e tij këmbëngulëse, edukimin pedagogjik e shkencor u përgatit ky kërkues shkencor i ardhshëm i Evropës dhe i Shqipërisë.

 

Kujtojmë thëniet e politikanëve shqiptarë në emisionet televizive si dhe të disa artikujve gazetareske se: I mirëpresim studentët tanë shqiptarë që kanë dalë me rezultate të shkëlqyera, aq më tepër, Ekselent absolut me Medalje ARI. Këta student na kanë nderuar anë e kënd botës nëpër Universitetet Europiane, Amerikane e tjerë.  Këta studentë janë e ardhmja e kombit që do të merren me formimin shkencor të studenteve në universitete të ndryshme të Shqipërisë. Që prej shumë kohësh nuk po shohim tema dhe shpikje shkencore të aprovuara nga akademia botërore për studentët shqiptarë këto 25 vitet e fundit.

 

14441171_10209042813261126_7657856435285006410_n

 

Klodian DHOSKA, është një ndër ata studentë që kërkon koha sot, duke plotësuar kriteret e duhura “EKSELENT”, me Medalje Ari,rast i rrallë në shkencën e bukur dhe të vështirë të inxhinierisë mekanike  të specialitetit “Mekatronike”, them i rrallë, jo vetëm në Shqipëri, por i cilësuar nga Rektori i Universitetit Teknologjik i Talinit, Prof. Jaak Aaviksoo “Më i miri student i doktoraturës.” Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike duke vlerësuar sa e sa punë shkencore e dërgoi për punë studimore shkencore në Institutin Kombëtar të Metrologjisë Gjermane P.T.B. që të bëjë punime shkencore për dy vjet e disa muaj, i cili pati arritje dhe shpikje për “Studimin e nxjerrjes së modelit matematik mbi metodat e matjeve këndore tek objektet që kanë forma gjeometrike të komplikuara, si dhe për metodën e saktësisë së lartë të përdorur për karakterizimin e detektorëve, të cilët rrisin saktësinë e imazhit të tij.”

 

14359148_10209042821261326_2965271660855295394_n

 

Janë botuar mbi 30 tema shkencore të publikuara në libra e revista shkencore ndërkombëtare, nga ku vetë Klodiani disponon studime me vlera shkencore botërore, të firmosura nga akademikë e shkencëtarë botërorë që nga USA, Gjermania, Finlanda, Çekia, Italia e tjerë.

Klodiani i dashuruar mbas punës shkencore si ekselent që është, për kryerjen e doktoraturës nga katër vjet punë studimore e shkencore, e kreu për tre vjet e gjysmë, duke u diplomuar DOKTOR në  fushën e inxhinierisë mekanike, në specialitetin e mekatronikës.

Rektorati dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Teknologjik të Talinit, për rezultatet e arritura në punën shkencore, e përzgjodhi Klodianin pedagog gjatë viteve 2012 – 2016, për dhënien e leksioneve studentëve të masterit të këtij universiteti, duke dhënë kontributin e tij në përgatitjen e inxhinierëve apo pedagogëve të ardhshëm.

Me punën e tij këmbëngulëse, edukimin pedagogjik e shkencor u përgatit ky kërkues shkencor i ardhshëm i Evropës dhe i Shqipërisë.

Duke e vlerësuar prezencën e talentit shqiptar, rezultatet dhe formimin e tij shkencor, prirjet dhe të ardhmen e tij në fushën e shkencës, Klodi pati oferta nga Instituti Metrologjisë Gjermane dhe Universiteti Teknologjik i Talinit, për t’u punësuar si Pedagog dhe për të dhënë kontributin e tij shkencor pranë këtij instituti dhe universiteti, por Klodiani me zemër Shqiptari zgjodhi vendlindjen e tij, Shqipërinë, për të vënë në shërbim të popullit dhe të Atdheut punën e tij shkencore, mundin dhe djersën e tij për t’i shërbyer popullit dhe Atdheut, për të kontribuar me dijet e tij nëpërmjet leksioneve shkencore për studentët shqiptarë dhe për shkencën që evoluon çdo ditë në botë.

Klodiani vjen nga familje intelektuale, babai inxhinier mekanik, ndërsa e ëma mësuese, publiciste e shkrimtare. Klodiani studimet i filloi ne degën e inxhinierisë mekanike në Universitetin Politeknik të Tiranës, ndërsa masterin në Universitetin e Tartuse në Estoni në vitin 2012, si dhe studimin shkencor të doktoraturës e filloi në Universitetin Teknologjik në Tallinit, po në Estoni, dhe me datën 19 Shtator 2016 u realizua në mënyrë ceremoniale dhënia e titullit DOKTOR në fushën e inxhinierisë mekanike në specialitetin e mekatronikës me rezultate të shkëlqyera, Ekselent me Medalje Ari.

 

14440870_10209042811421080_2584237198276342153_n

 

Në ceremoninë e dorëzimit të titullit DOKTOR i Shkencave në fushën e mekatronikës, dy  prindërit

e Klodiani që ishin prezent në Ceremoninë e dhënies së Medaljes së Arit, u ndjenë mjaft krenarë, kur Rektori Jaak Aaviksoo dhe Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Tauno Otto ia dorëzuan titullin e Doktorit, djalit të tyre, ku përveç pasqyrimit në monitor të emrit të Klodian Dhoska me germa të mëdha i vetmi SHQIPTAR, i cili me përshëndetjen dhe fjalën e tij në podium, krijoi emocione të veçanta, mbasi në këtë universitet morën titullin Doktor edhe studentë nga kombe të tjerë, si: Rusia, Kina, Koreja, Italia, Greqia e të tjerë.

Klodiani me marrjen e gradës shkencore DOKTOR, ka refuzuar ofertat e punësimit të përmendura më sipër, në vendet e Gjermanisë dhe të Estonisë. Ai, punën e tij studimore dhe shkencore do ta verë në shërbim të Atdheut, për përgatitjen e shkencëtarëve të rinj në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe për thithjen e projekteve e punëve studimore e Shkencore të Komunitetit Europian, dhe me punën e tij krijuese shkencore do të ngrejë gjithnjë lart emrin e vendlindjes së tij, Shqipërisë së dashur.

Atdheu ynë ka nevojë për punën shkencore të Klodianit dhe kemi besim se do shkojë nga një arritje në tjetrën.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s