Botimet Toena sjellin në shqip fituesen e Çmimit Europian për Letërsinë – 2010, Iris Hanika / Nga: Irena Toçi

 14457558_1157517967643084_3981807433578439215_n

Botimet Toena sjellin në shqip fituesen e Çmimit Europian për Letërsinë – 2010, Iris Hanika.

 

 

Botimet Toena & Instituti i Librit dhe i Promocionit

me mbështetjen e Programit “Europa Krijuese” bënë të mundur përkthimin, mikpritjen e autores dhe promovimin e këtij romani, fitues të Çmimit Europian për Letërsinë – 2010,

për të afruar dy kulturat dhe për të njohur më mirë atë gjermane duke afruar lexuesit me një letërsi të përzgjedhur.

Bashkëngjitur do të gjeni Cv-në e autores, rreth këtij romanit, ftesën dhe kopertinën e librit.

 

Iris Hanika lindi në Würzburg, jeton në Berlin. Pasi mbaroi liceun, ndoqi studimet për Letërsi të Përgjithshme dhe të Krahasuar në Universitetin e Lirë të Berlinit.

Fillimisht punoi  si përkthyese dhe gazetare e pavarur. Më pas si kritike për librat politikë në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe si redaktore në revistën “Merkur”.

Ajo u njoh si shkrimtare me romanin e saj të parë  “Katerina ose ekzistenca e detyrimit.

Iris Hanika është vlerësuar me çmimet: “Hans Fallada” të qytetit Neumünster (2006), si dhe Çmimin Europian për Letërsinë në nëntor të vitit 2010 për romanin “Thelbësorja në jetë”.

 

 

iris-hanika-thelbesorja-ne-jete-ok-ok

Rreth librit

 

Libri tregon historinë e dy personazheve në moshë të mesme, që janë pothuajse çdo ditë të përfshirë nga e shkuara naziste. Ata mendojnë se janë të palumtur, ndaj përpiqen të jetojnë si të mundin, duke mos ditur e duke mos arritur të luftojnë kundër historisë.

Romani është provokues, pasi thelbësorja transformohet në diçka mjaft të ndryshme për gjithsecilin.

Graciela, e përfshirë në një marrëdhënie me një burrë të martuar, gjen thelbësoren te shkëmbimet seksuale; për Hansin është arkivi i kompjuterizuar i institutit ku punon; për shoqërinë gjermane thelbësorja është të vazhdojë të ndriçojë atë çka është e errët, të hedhë dritë mbi të shkuarën, të gdhendë emrat e të internuarve mbi gurët e kalldrëmeve, apo të ngrejë monumente çimentoje në kujtim të përjetshëm të historisë…

Një roman i përkryer, i guximshëm dhe i rrezikshëm për atë çka përmban, por i fortë dhe i këndshëm për t’u lexuar.

 

Ju mirëpresim,

 

 

irena-2

Irena Toçi

 

Drejtore e përgjithshme

Botimet Toena

Rruga “M. Gjollesha”

K.P. 1420

Tirane – Albania

Tel. ++355 422 40 116

Fax  ++355 422 40 117

 

botimet.toena@gmail.com

redaksia@toena.com.al

irena.toci@gmail.com

 

http://www.toena.com.al

http://www.facebook.com/botimet.toena

http://www.facebook.com/Instituti-i-Librit-dhe-i-Promocionit

twitter.com/TOENABOTIME1

http://www.institutilibripromocioni.al

http://www.librariatoena.com

http://www.instagram.com/botimet_toena

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s