Poezi nga Lumo Kolleshi

 

lumo kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

 

ULËRIMË

 

Kundërshtim i gjunjëzuar, ndonje syth aty-këtu,

Poshtërimi është harbuar, alternon në kuq e blu.

 

Një popull marrë peng edhe prapë i dashuron

Ata që i zënë fytin dhe këmbës qe i rëndon.

 

Zemra gjoksin ma shkallmon në këtë batak të mjerë,

Bërë  mafia zot i vendit, drejtësia veç përmjerr.

 

Kërkon qielli vetëtimat për të nënshkruar stuhinë,

Ndryshe toka e premtuar do gremiset në greminë.

 

 

***

 

Në pyllin e djegur të shpresës së hirnosur,

Në pyllin ku dhe sythet mbajnë erë barot,

Sorkadhen e gjorë e gjetën gjakosur,

Në syrin e saj kish ngirë një lot.

 

 

FOLMË, QOFTE DHE BUDALLEQE

 

Kur celulari më sjell zile,

Zërin tënd e pres me gaz,

Loti më përkripet syve,

Bëhem gati të të flas.

 

Sakaq shoh një tjetër emër,

Qëllon zemra me tokmak,

Më vjen një mendimi egër,

Celularin tej ta flak.

 

E shtyj në humnerën pranë

Atë qyq mendim të zi,

Se do vijë sërish sinjal

E patjetër do jesh ti.

 

Folmë, qoftë dhe budallëqe,

Të dëgjoj veç zërin tënd,

Të më bjënë sytë në paqe,

Të më zërë zemra vend.

 

 

ETYD VJESHTE

 

Erdhën në qejf vetëtimat,

Dehur nga mushti i vjeshtës kaq shpejt.

Rrëkete kullotin në bokërrima

E shpesh për sinoret grinden retë.

Kazanët përmbi prush kërkojnë të bëhen trima,

Llullaja kërkon lotin e vet.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s