Poezi nga Ollga Selmani

 

Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani

 

 

Shkaku i vërtetë

 

Mund të flasim, çdo ditë, me shumë metafora,

se si i shëmbim dhe i ribëjmë, qiejtë e lirë .

Mund ti thurim lavde, pa fund largësive

dhe pafundësinë, mund ta afrojmë, me një rimë .

 

Shumë fjalë, janë shumë fjalë .

Janë shkumë birrash, mbi tavolinë,

kur i hedhim, me forcë, mbi gotë,

kur derdhen aty, si njerëz pa frymë .

 

Shumë fjalë, janë asgjëja  zhurmuese,

prapa të cilës, fshihen boshësitë,

dështimet, krimet që ke bërë,

fshihen shkaqet e vërteta, fshihesh ti .

 

 

Krijoi poetin

 

Të pathënat, do të vdisnin të gjitha,

ndër hekurishte kasafortash, të ndrydhura .

Do të shpërndahej era e helmit

e do të mbyste qelizat .

 

Fushës, barit përtej,

do t’i zihej fryma .

Degët e lisit, do të thaheshin shpejt .

Rrëshira, s’do të derdhej, nga trungje pishash .

 

Në gjysmë  dritë,  do shiheshin, qiejtë.

Do dëgjoheshin këngë të trishta .

Për faqe të zverdhura, bëhej fjalë

dhe buzëqeshje të venitura .

 

Zoti i arteve, e dinte këtë

dhe dëmet, i dinte të gjitha

e për mos të ndodhur, ndonjë hata,

krijoi, poetin nga zanafilla .

 

 

Batica idesh

 

Batica idesh, përmbysin përmbajtien .

U frynë dejet,  për më tej .

Nga fundshpina idesh, ku plluskimet shtohen,

vrullshëm, depërtojnë,  lumenjtë .

 

Baticat , e kryen,  pëmbytjen e rradhës .

Qetësia, u vendos, në breg .

U zhdukën, konturet .

Baticat thelluan, pushtimin e tokës, me tej .

 

 

Asgjë nuk ndodhi

 

Në dallgën e parë, u drodhën, muret .

Në të dytën, të tretën, të pestën, u çanë .

Tani ujërat, rrjedhin lirëshëm .

Asgjë, nuk ndodhi . Një shpirt , u vra .

 

U ngulën  spirancat, akoma më thellë,

se shpitërat, udhëtojnë edhe të vrarë .

Tani, ata, e dinë më mirë,

si ecet,  në këto  anë .

 

 

Ndëshkim

 

Trazira mendimesh, udhëtim i tronditur,

si qelqe, mendimet, i thyen në mes .

Nuk ka, të pafajshëm, as të fajshmit nuk dihet,

a kanë egzistuar, vërtetë .

 

Marramendiet, i tremben ç’ngjyrimit,

të lënë nga ikja e rrezes së fundit .

Kjo natë, që bie, rrotull meje,

ndëshkon, keqaz, momentin e duhur .

 

 

Të njëjtin faj

 

Shijen e humbies, e kemi ndierë,

si humb ky shi, në tokën e tharë,

ku çahen hundët nga kundërmimi,

në erë dheu dhe ndryshku, banal .

 

Shija e humbies, mplekset me vdekjen,

si binom, krejtë i pa ndarë .

Kemi rënë e jemi ngritur,

diçka, të ngjajshme, kemi bërë pastaj .

 

Diçka, të ngjajshme, nga fillimi,

si ngjizja e farës, në tokën e çarë,

si bulëzim, mbi tharje pishash,

dhe kemi bërë, të njejtin, faj .

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s