Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Sofia doko arapaj - 1

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

 

Gjak vullkani

 

S’ është,

një ditë, po

mijëra shekuj,

përsëri e përsëri.

gjak vullkani,

përmbi shkëmb,

ndriçoj netët,

për tek ty!

Djegur,shuar,

kris-thërmuar,

njomur, tharë

përsëri e përsëri…

para det,

e pas greminë,

gjysmëshkemb,

gjysmënjeri…

 

 

***

 

Të urrej pse

nuk pimë një kafe bashkë…

Te më shihje në sy,

kur të të ndizja cigaren

të më shtrëngoje në gji

të më qetësoje frymëmarrjen

eh..eh..

le të përpelitesha aty frikacakja

në lakun e shtëllungës së tymit tonë…

 

 

Eja

 

Eja, fati im, të notoj në dritë,

Aty ku asnjëra s’ preku mrekullitë…

Sa vështirë e paskam, sytë hapur t’ i mbaj,

Oh,  rënkim i bardhë, në dritë i pafaj…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s