Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

dhimiter kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

 

NDJENJË

 

I pafuqishëm ndihem
vrapimeve
të dhuroj, manipulime!…
Mos më kërkoni
në varfërinë e shpirtrave
nuk udhëtoj
Nuk udhëton një
shpirt, fisnik
nuk po tenton
kumarit, sakrific si dashuri
të fyera
i vriste!… Me diellin?…
Dhe diellin
nuk linin si mbi një vepër
Kritikave letrare
Në zbërthime tipografike
a ndjenjë
mes vlerash parësi?…
Shpirtit
nuk mundem, nuk mundem
kumarit tuaj!…
Ta dhunoj.

 

Dhjk © 16-09-2014

 

 

SHUAR KËSHTJELASH

 

Dhe ti!… Si heshtje
kështjellash
mbetur kohës dhe lodhur
o dashuri
e largët, në rrezatime
e pa provuar
si shuarjesh planetesh
në perëndim
të dritës!… Qerpik mbyllur
si një sipar
i shqyer vuajtjeve skenore
ngulur
nuk më lejon!…Një depërtim
qellimi!..
Humbjeve abandonuar
vështrimeve
aktoreske, pa rebelim
shpërfillur
ëndrat!… Nuk jetohen pa trokitje
zemrës!…
Nuk mbesin kërkuar
shpirtit
të mbyllur aty?…Harrohen
si mes kështjellave
rrëzuar përjetimet, një goditje
Nostalgjish.
Sinjalet?… Humbur, në zbehtësi
vështrimesh
ngarkuar por dhe harruar peshës
së gladiatorit!…
Themel ndërtim.


Dhjk © 14-06-2013

 

 

X

 
Udhëtonte!… Yjet
zbehnin
natën, mbi sytë e tu
zbërthyer
enigmash qiellore
territ!…
Μë humbisnin, vështrimet
e natës
nuk dua që t’i fsheh.

 

Dhjk27-09-2016

 

 

PA KURSIM.

 

Shprehjeve, si qendizmat
gdhëndur
zbrisje dhe po sfidoje
murre
në labirinthe, dashurish!
Qendrimet
si mes agimesh zgjidhur
dritës, po lije
çdo reagim. Aty kaloje
me rrezatimet…
zgjidhur ndjenjash apo
përmbysur
lotësh!…Nuk po i mblidhje
dhe mateshe
mes gjithësisë vilje, gëzimet
dhuruar
realitetit dhe largë krijimesh
o bukuri
mahnitur, shpirtit nuk gjeje
devijim
dhe kjo dhuratë e përjetuar
dallgësh
në qëndrime gdhëndur
i lije
embëlsisht, me errësirërat
e pafat i shkulja
kohës, që nuk qendruan
në reagime
prehjesh ato!…U çthurën
joshjeve
nëpër rikthime çliruar!…
Nuk ka kursim.


Dhjk © 25-09-2016

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s