Poezi nga Kaltrina VB Hoti

kaltrina

Poezi nga Kaltrina VB Hoti

 

 

Zjarrin do t’a puthë

 

Ngadalë depërtoj në tingujt e heshtjes
Hapësirën time e ledhatoj
Të padukshmen e prek
Të paparën e shoh
Renë time e zgjodha
Kështjellë për veti dua të bëj.
Zjarrin do t’a puth me buzët e ftohta
Me gur të lumit do të lahem
Me gjethet e vjeshtës trupin do ta mbuloj;
Koha më thërret të bashkohem
Me emrin tim.

 

 

Puthja sekret

Të preka
Rreze e mëngjesit depërtoj në mua
Ngadalë t’i zgjoj

Buzët e tua nga gjumi

Shpërndahen nëpër hijen e trupit tënd
Do të mbetem aty përgjithmonë
Zjarri me ujin u bashkuan
Puthjen time sekret ta dorëzova.

 

 

E paprekur

Me sytë e mbyllur
I lëshohem kësaj nate
Të më shkrijë në të nesërmen
Me aromën e përgjumshme
Dua t’i zgjojë puthjet e hënës.

Ngadalë depërtoj
Në brendësi të kohës
Dua t’i zhys duart

Në baltën e skulpturës tënde
Ta gjej emrin tim ku e gdhende
E paprekur isha

Para se të vije ti.

 

 

Me fjalën tënde

 

Në shtatë pjesë gurin e zemrës e copëtove

Loti i ngrirë në puthje u shndërrua

Buzëqeshjen e humbur e vodha

Nga jeta e jetuar

Me fjalën tënde e shtrova shtratin e dashurisë

Bëhu erë e malit të luash me flokun tim

T’a di që nuk jam në ëndërr.

 

 

Ujë e tokë

 

Do të bëhem ujë

Tokë e qiell

Do të jem zjarr dhe rrufe

Puthjet  e derdhura do t’i fal syrit tënd

Nga gjiri im do të jetosh

Më ringjalle në jetë

Dashuri e pa pritur.

 

 

Këtu jam

 

Këtu jam dhe nuk jam

Mbështetur në hijen e mëngjesit

Kërkojë nga sytë e mi të bëhen prekje

Nga largësia fjalosem me lumin

Më thërret

Eja

E kam një gur të ngjyrosur

Dua një rreze të dritës

T’a pushoj në dorën tënde

 

 

Më ke harruar?

 

Mos më ngacmo, lum i derdhur

T’i kam falur shtatë buzëqeshje

Shtatë lot të ëndrrës time

Me sy të shëtis

Nga buza të pij.

 

Këtu jam dhe nuk jam

Të kam marr në dhomën time

Natën zhytem në ujin tënd

Duke puthur dashurinë e kërkuar.

 

 

Shtrydhi retë

 

Sot e zbres qiellin në tokë

Yjet i ruajta për vete.

Zemrën e shndërroi në dritë të jetës

Hënën me diellin i bashkova

Do t’a shohësh edhe ti

Një shkëlqim i pa parë do t’të mbulojë

Vetëm mund t’a ndjesh

Të gjitha retë  në gotë të venës

Do t’i shtrydh

Për herë të parë ëndrrën do t’a pish

Sot e zbres qiellin në tokë,

Të  rrjedh momenti pa mendime

Dëshira ime bëhet dallgë e oqeanit.

 

 

Dita e puthjeve

 

E pashe dhimbjen

Që nuk shërohet  me fjalë

Të njëjtën plagë edhe unë e mbaj

Bota për rreth fillon të zvogëlohet

Në një lot mund të strehohet

Të pash

Fytyrën time e kishe

Unë mbeta as në qiell as në tokë

Pres buzëqeshjen tënde

Të më shpëtojë,

Çdo gjë për rreth është krijuar për ne

Merre mos plago

Koha e bën të veten

Unë ta fali syrin tim

Ma fal krahun tënd

Eja t’a bashkojmë natën me dritë

Dhimbjes t’i japim një fjalë

Jetë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s